web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OKB jep alarmin/ Tymi nga zjarret e Australisë ka arritur në Amerikën e Jugut

8 Janar 2020, 07:43, Kosova & Bota CNA

Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së deklaron se tymi nga zjarret katastrofike, që po shkatërrojnë Australinë, ka devijuar 11 000 kilometra përtej oqeanit Paqësor dhe ka arritur në Amerikën e Jugut.

Pjesa më e madhe e tymit arriti dje në Argjentinë dhe Kilin Qendror, ku qielli u shfaq gri për shkak të ndotjes.-raporton DW.

Po ashtu, kanali televiziv i motit SNM, deklaroi se në Argjentinë, tymi është i dukshëm nga rajoni jugor i Patagonisë deri në veri, drejt Buenos Ajresit, ku perëndimi i diellit ka marrë një ngjyrë të kuqe më të thellë.

Autoritetet theksuan se tymi në këto vende nuk përbën rrezik për shëndetin, ndryshe si në Australi ku ndotja e ajrit ka arritur në nivele të larta.

Aktualisht zjarret kanë çliruar rreth 400 megatonë dioksid karboni në atmosferë, deklaroi programi i monitorimit i BE-së ?Copernicus?.





Lajmet e fundit nga