Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë këtë javë mbi legjislacionin që synon parandalimin e një angazhimi të forcave amerikane me ato të Iranit derisa Kongresi të japë miratimin.
Votimi pason vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani me urdhër të Presidenti Donald Trump javën e kaluar, duke përshkallëzuar tensionet në rajon. Shumë demokratë të Kongresit kanë shprehur
shqetësimin se kjo mund të çojë në luftë të hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Si e shpallin luftën Shtetet e Bashkuara?
Sipas Nenit I të Kushtetutës amerikane, Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë ndërsa neni II i jep Presidentit përgjegjësinë për të qenë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Autorët e Kushtetutës i ndanë qëllimisht këto kompetenca midis degëve të qeverisë amerikane për të parandaluar një lëvizje të pamenduar, të njëanshme drejt luftës.
Gjatë historisë amerikane, degët legjislative dhe ekzekutive janë përplasur rreth interpretimit të këtyre kompetencave siç përcaktohet në Kushtetutë. Këto pyetje u shtuan pas angazhimit të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Kore dhe Vietnam, që u bënë pa shpallje zyrtare të luftës. Hera e fundit që Kongresi miratoi një deklaratë zyrtare të luftës ishte pothuajse 80 vjet më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë thotë Ligji për Luftërat i vitit 1973 për të drejtën për të shpallur luftë?
Në vitin 1973, Kongresi miratoi legjislacionin që përcaktonte më tej rolin e Presidentit në drejtimin e veprimeve ushtarake jashtë vendit pas zbulimit që Presidenti i atëhershëm Richard Nixon kishte urdhëruar operacione të fshehta bombardimi në Kamboxhia. Ligji përcaktonte që presidentët amerikanë kanë 48 orë afat për ta njoftuar Kongresin pas operacioneve të forcave amerikane jashtë vendit, si dhe për të detajuar arsyetimet për ato veprime.
Sipas ligjit, këto masa mbrojtëse sigurojnë që “gjykimi kolektiv i Kongresit dhe i Presidentit do të duhet të zbatohet” për dislokimin e trupave amerikane jashtë shtetit. Ligji, gjithashtu kërkon që presidentët të përfundojnë përfshirjet jashtë shtetit pas 60 ditësh nëse Kongresi nuk miraton shpalljen zyrtare të luftës.
Presidentë nga të dyja partitë kanë kundërshtuar ose ripërcaktuar interpretime të këtij ligji pasi ai u quajt “jokushtetues dhe i rrezikshëm” nga Presidenti Nixon.
Cili është Autorizimi i vitit 2001 për përdorimin e forcës ushtarake, ose AUMF, dhe si lidhet ai me debatin e tanishëm?
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Presidenti George W. Bush i përshkroi ato sulme kundër Shteteve të Bashkuara si “akt lufte”. Presidenti Bush punoi me Kongresin për miratimin e një rezolute që autorizoi gjerësisht veprimet për të luftuar kërcënimin nga terrorizmi ndërkombëtar.
AUMF ka ndezur debate të vazhdueshme pasi Presidentët Bush, Obama dhe Trump kanë përdorur përkufizimet të përgjithshme të legjislacionit në lidhje me kërcënimet terroriste për të justifikuar veprimet ushtarake jashtë vendit. Për dallim nga autorizimet e tjera për konfliktet kundër vendeve ose zonave të veçanta, AUMF lejon veprime kundër organizatave ose individëve.
Përpjekjet në Kongres për të miratuar një ligj të ri të autorizimit për përdorimin e forcës jashtë vendit, i cili trajton natyrën në ndryshim të kërcënimeve terroriste, si dhe përcaktimin më specifik të individëve dhe subjekteve që përbëjnë një kërcënim, kanë dështuar. Ligjvënësit miratuan një ligj të tillë të dytë (AUMF të dytë) në vitin 2002, posaçërisht autorizimin e Shteteve të Bashkuara për të pushtuar Irakun.
Si i interpreton Presidenti Trump këto ligje?
Megjithëse administrata e Presidentit Trump nuk e ka cituar AUMF-in e vitit 2001 si justifikim për sulmin ajror që vrau gjeneral Soleimanin, Nënpresidenti Mike Pence postoi në Twitter një pretendim të pasaktë se gjenerali kishte mbështetur udhëtimin e disa prej rrëmbyesve të 11 shtatorit. Zyra e Nënpresidentit sqaroi më vonë se ai ishte duke iu
referuar Iranit, që ka lejuar disa nga rrëmbyesit të kalonin nëpër vend gjatë rrugëtimit të tyre drejt Afganistanit.
Analistët thonë se presidenti duket se po përdor të drejtën e tij për të autorizuar sulme në bazë të Ligjit mbi Kompetencat e Luftës.
“Përdorimi i autorizuar i forcës ushtarake aktualisht është i lidhur me operacionet tona antiterroriste kundër ISIS-it dhe bashkëpunëtorëve të tyre në rajon. Pra, është e vështirë që kjo të shtrihet edhe për kërcënimin nga Irani dhe njerëzit si Qassem Soleimani”, i tha Zërit të Amerikës Kirsten Fontenrose, drejtore e Nismës Scowcroft për Sigurinë e Lindjes së Mesme në Këshillin Atlantik.
“Administrata ndërmori një përpjekje për të shpallur Qassem Soleimanin terrorist të huaj për t?i dhënë autoritet mbi personin e tij në kuadër të ligjeve mbi luftën kundër terrorizmit. Pra, në mënyrë që administrata të kishte autoritet ta godiste Qassem Soleimani. Ata nuk kishin nevoj të mbështeteshin tek AUMF për sulmin sepse ata mund të mbështeten në Ligjin mbi Kompetencat e Luftës që i jep presidentit autoritet për këtë lloj sulmi”, tha ajo.
Administrata e Presidentit Trump e njoftoi Kongresin për sulmin ajror që vrau Soleimanin të Shtunën, duke cituar informacione e kundërzbulimit për sulme të planifikuar ndaj personelit amerikan.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se njoftimi bazuar në informacione sekrete “ngre më shumë pyetje” për operacionin.
Në një mesazh në Twitter të dielën, Presidenti Trump u duk se po fliste për Ligjin e Luftës, duke thënë, “Këto raportime të mediave do të shërbejnë si njoftim për Kongresin e Shteteve të Bashkuara që nëse Irani godet ndonjë person ose objektiv amerikan, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, dhe mbase në një mënyrë disproporcionale. Një njoftim i tillë ligjor nuk kërkohet, megjithatë ai është dhënë!”
Udhëheqësit e Kongresit nuk kanë folur drejpërdrejt lidhur me pretendimet e Presidentit se njoftimi në mediat sociale është adekuat. Një postim në Twitter nuk do të mund të konsiderohej njoftim zyrtar, sipas Ligjit mbi Kompetencat e Luftës.
Si po përgjigjet Kongresi?
Demokratët e Kongresit kanë shprehur një numër shqetësimesh për vrasjen e Soleimanit, duke filluar nga komunikimet e administratës me degën legjislative në lidhje me sulmin ajror.
“Ne jemi të shqetësuar që administrata ndërmori këtë veprim pa u konsultuar me Kongresin dhe pa respektuar kompetencat e luftës që Kushtetuta ia jep Kongresit,” tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një letër ku informonte anëtarët për votimin e ardhshëm të Dielën. Ajo tha se rezoluta “përsërit kompetencat mbikëqyrëse të vendosura prej kohësh nga Kongresi, sipas të cilave, nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim i mëtutjeshëm nga Kongresi, operacionet ushtarake të administratës me Iranin duhet të pushojnë brenda 30 ditësh.”
Të premten, udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer vuri në dukje se vrasja e Soleimanit ishte pasojë e mjaftueshme për ta çuar vendin në konflikt të hapur me Iranin.
“Unë mendoj që presidenti nuk ka autoritet për një luftë me Iranin,” tha Schumer gjatë një debati në senat. “Nëse ai planifikon një rritje të madhe të nivelit të trupave dhe armiqësi të mundshme për një kohë më të gjatë, administrata do të duhet të kërkojë miratimin e kongresit dhe të popullit amerikan. Vendimi i presidentit mund të përkeqësojë një situatë tashmë të rrezikshme dhe të vështirë në Lindjen e Mesme. Rreziku i një angazhimi shumë më të gjatë ushtarak në Lindjen e Mesme është akut. Ky veprim mund ta ketë afruar vendin tonë në një luftë tjetër të pafund, saktësisht llojin e një lufte të pa fund nga e cila presidenti ka premtuar se do të na largonte”.
Senatori demokrat Tim Kaine ka prezantuar një rezolutë mbi kompetencat e luftës që do të detyronte një votim në Senat për këtë çështje. Teksti i këtij legjislacioni thekson se administrata Trump nuk e ka pranuar se ligjet mbi kompetencat e luftës, AUMF, të vitit 2001 dhe 2002 nuk i japin autorizim të veçantë ligjor për veprime ushtarake kundër Iranit.
“Çështja nëse forcat e Shteteve të Bashkuara duhet të përfshihen në konflikt të armatosur kundër Iranit duhet të bëhet vetëm pas një njoftimi të plotë për Kongresin dhe publikun amerikan për çështjet në fjalë, një debat publik në Kongres dhe një votim në kongres, siç parashikohet nga Kushtetuta?, thuhet në tekstin e legjislacionit.
Legjislacioni shoqërues që do të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë akoma nuk është publikuar, por do të jetë në linja të ngjashme, sipas kryetares Pelosi.
Drejtoria Kundër Terrorizimit në bashkëpunim me Prokurorinë ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se Shtetet e...
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje,...
Pesëdhjetë ushtarë italianë kanë braktisur bazën amerikane n...
Lideri i VV-së Albin Kurti po zhvillon takim me kreun e LDK-...
Një tërmet i fortë me madhësi 6.5 richter dhe me thellësi 10...
Në një javë tipike të çdo janari tjetër, turistët do të shtr...
Tensionet mes Iranit dhe SHBA rrezikojnë të shkallëzohen. Eu...
Pothuajse 2000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që kanë p...
Disa njerëz kanë humbur jetën gjatë ceremonisë së lamtumirës...
Mijëra njerëz kanë vërshuar nëpër rrugët e Iranit për t’i bë...
Pas takimit të presidentit Thaçi me Albin Kurtin, presidenti...
Analisti Koço Danaj, i ftuar në studion e Report Tv, ka folu...
Turma masive u mblodhën, të hënën, në Teheran për të nderuar...
Presidenti rus, Vladimir Putin e ftoi kancelaren gjermane An...
Të gjitha vendet, anëtare të NATO-s, shprehën mbështetje nda...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuar...
Një person ka humbur jetën në Kumanovë pasi shtëpia ku ai ba...
Prej tre ditësh, mijëra njerëz vërshojnë nëpër rrugët e Iran...
Së fundmi Australia është shkatërruar prej zjarreve të fuqis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...