web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes/ 50-vjeçarja u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij

7 Janar 2020, 16:39, Kronika CNA

Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mallakastër, ku 50-vjeçarja Drita Saliaji është grabitur, lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar.

Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tre autorëve të arrestuar tashmë, është është nipi i viktimës (djali i vëllait të burrit), ndërsa dy të tjerët janë  shokët e tij.

Të rinjtë kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës së hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

 





Lajmet e fundit nga