web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tregtonte drogë dhe fishekë/ Në pranga 27-vjeçari

26 Dhjetor 2019, 11:15, Kronika CNA

Një person është vënë në pranga sot në Tiranë, pasi posedonte dhe tregtonte lëndë narkotike dhe municion luftarak.

27-vjeçari me iniciale S.S., banues në Tiranë, është kapur sot në flagrancë nga uniformat blu, pasi mësohet se tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.

Pasi policia gjeti cannabis mbi S.S., vijoi kontrollin në banesën e këtij të fundit ku janë gjetur dhe sekuestruar 836 grem cannabis, 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga