web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjendet celular në qeli/ Dënohet me 8 muaj të tjerë burg atentatori i dyshuar i Çapjave

25 Dhjetor 2019, 14:30, Kronika CNA

Shkëlzen Hasanpapajt, i akuzuar si autor i sulmit ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan gjatë vitit 2016, i është gjetur disa ditë më parë një celular në burg.

Për këtë arsye Gjykata e ka dënuar me 8 muaj të tjera burg, me akuzën e futjes së celularit në qeli.

Karta SIM e përdorur nga Hasanpapaj në burg rezulton e regjistruar në emër të Jurgen Kurtit, gjeneralitet i njëjtë me atë të të riut që u ekzekutua në mars të këtij viti.

Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit e ka dënuar Hasanpapajn me 10 vite burgim, ndërkohë Prokuroria kërkon që i riu të dënohet me 22 vite burg.

20 vjeçari u akuza nga prokuroria si një nga personat që dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të Florenc Çapjas dhe mikut të tij, Bledar Muçës.

Ky i fundit mbeti i plagosur , ndërsa Hasanpapaj ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin që largohej nga vendi i ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga