web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dispononin sasi droge/ Në pranga 2 persona

24 Dhjetor 2019, 12:48, Kronika CNA

Dy persona kanë rënë në pranga në qyetin e Lezhës, pasi dispononin substanca narkotike.

Arrestimi i dy shtetasve është bërë pasi uniformat blu në Lezhë, kanë gjetur dhe sekuestruar 52 gr. kanabis nga shtetasit I.R. 26 vjeç nga Elbsani dhe E.B. 33 vjeç, banues në Shkodër.

Mësohet se gjithashtu është shpallur në kërkim 29-vjeçari A.K., banues në Shkodër, pasi është pronari i automjetit ku është gjetur sasia e kanabisit. A.K. i është larguar policisë, ndaj për momentin është ende në kërkim.

Policia vijon hetimet për detaje më të thelluara dhe kapjen e pronarit të automjetit.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?./CNA.al





Lajmet e fundit nga