Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka reaguar kundër figurës së Skender Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkencave, lidhur me aktet që ky i fundit ka ndërmarrë.
Gjinushi është i padekretuar për atë post që e ka marrë pa meritë dhe mentaliteti i tij nuk është aspak akademik, por politik sipas Bocit.
?Në Shqipëri tani nuk trashëgohet vetëm prona, jo. Trashëgohet dhe Akademia?, nënvizon Boci.
Boci thekson se Gjinushi merr vendime të papërshtatshme dhe politike për Akademinë e shkencave, duke sjellë, sipas tij, rrënimin e kësaj Akademie. Përmes emërimit të personave që nuk janë kompetentë, përmes rrjepjes së parasë publike nën mbulimin e Akademisë, përmes përpjekjes për të rrëmbyer kompetencat e Institutit të Gjeoshkencave, Gjinushi po shkatërron Akademinë e Shkencave sipas ish Deputetit të PD.
Ish Deputeti i PD nuk lë pa përmendur edhe fugurën e Thomas Frashërit, i cili sipas tij ështe ?katapultuar? në Akademi për t?i shërbyer interesave të Ramës për të censuruar fjalën e lirë.
?Në vend të vetullave Gjinushi po i heq sytë Akademisë, për hir të politikës dhe interesave anti-shkencë?, ka shkruar Boci në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Luciano Bocit:
KLONIMI I AKADEMISË SI FUNDOSJE POLITIKE E SAJ
Gjinushi i padekretuar dhe i papranuar nga opinioni shkencor, ngatërron me dashje drejtimin e Partisë së tij me Drejtimin e Akademisë. Pa konkurrim, pa parime e standarte, pa konsultime në të gjitha nivelet, pa kritere shkencore, me një grusht besnikësh politikë ka bërë emërimin e Komisioneve dhe drejtuesve të tyre. E kjo është, as më shumë e as më pak, çimentosje e uzurpimit dhe fundosje e akademizmit. Ajo që bie në sy është nepotizmi politik majtist e familjar po i tillë, duke klonuar kështu Akademinë e dikurshme moniste.
Në Shqipëri tani nuk trashëgohet vetëm prona, jo. Trashëgohet dhe Akademia. Aty tani gjen djalin ose vajzën, pse jo dhe dhëndrin, e X-it ose Y-it, të kohës ?së qepës?, jashtë çdo kriteri diplomimi, titulli apo standarti.
Politika sot nuk të jep vetëm post administrativ. Tani me Gjinushin merr si shpërblim dhe post akademik dhe Akademia është një ?qoshe e ngrohtë? ku paraja publike ?rrjedh shumë e për lumë?, më saktë ?për xhep?.
Gjinushi është treguar dhe ?kodosh i madh?. Me disa emërime të vogla, të parëndësishme, kërkon të bërtasë nesër se ka emëruar dhe nga krahu i kundërt politik. Sepse ky është mentaliteti i tij për akademinë. Mentalitet krejtësisht politik.
E ka bërë për të mbuluar ?qokat? e mëdha politike që vijnë me urdhër nga lart. Ndër të tjera bie në sy emri i Thomas Frashërit, ish shefi i protokollit të Ramës, i graduar pak më parë ?persekutori i AKEP?, i cili do të jetë dhe dora e zgjatur e hekurt e Ramës, për t?i mbyllur gojën fjalës së lirë të mediave online, sipas paketës anti-shpifje. Për ?merita të veçanta?, pa titull shkencor përkatës, por për shërbime politike, katapultohet dhe në Akademi.
Ish shefi i stafit të një tjetri hierarku majtist Gramoz Ruçit, Bajraba futet në komisionin e sociologjisë pa pasur drejtimin e duhur të diplomimit, por ama ka drejtimin e duhur politik. E kështu me rradhë, çfarë nuk gjen aty brenda të së ashtuquajturës tanimë Akademi të Gjinushit se e Shkencave vështirë ta thuash.
Jo vetëm kaq. Vendimet e Gjinushit shkojnë akoma më larg. Në petkun e përshtatjes së Akademisë me tendencat e kohës, por realisht për të diktuar rrjepjen e parasë publike, ngre njësi kërkimi që dublojnë institucionet ekzistuese dhe i atashon kompetenca ekstra akademike.
Njësia e kërkim-studimit p.sh. në fushën e gjeofizikës e sizmiologjisë, kërkon të tejkalojë e të rrëmbejë kompetencat e Institutit të Gjeoshkencave. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njësinë e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.
Në vend të vetullave Gjinushi po i heq sytë Akademisë, për hir të politikës dhe interesave anti-shkencë./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka komentuar të ashtuqu...
Qeveria ka miratuar draftin për amnistinë e fundvitit për gr...
Gjatë këtij viti, përmes Vettingut janë verifikuar prokurorë...
Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Presidenti ...
Kryebashkja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar p...
Kosova votoi qartësisht për ndryshimin, por zgjedhjet po har...
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, Kr...
Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë në Selinë e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një v...
Shembja dhe dëmtimi nga tërmeti i dhjetëra shkollave të reja...
Abuzimet me tenderat në vendin tonë duket se nuk kanë të sos...
Në datë 17 dhjetor 2019, Bashkia Devoll ka njoftuar shpallje...
Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas mbledh...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryesinë ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke përshëndetu...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë mjaft të...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, teksa ka kom...
Peshkopi i Kishës Autoqefale, Anastas Janullatos ka publikua...
Shkarkimin e ish-ministrit Ditmir Bushati, analisti Andi Bus...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka shpërthyer në akuza ndaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...