Pranë pemës me gotë në dorë, Berisha uron Krishtlindjen
Ish kryeministri Sali Berisha i është bashkuar urimeve në na...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2020 me anë të një video-mesazhi.
Bushati shprehet se rastet e suksesit të të rinjve dhe të rejave të talentuar gjatë 2019 janë burim frymëzimi dhe shprese se, 2020 do të jetë një vit më i mbarë për të gjithë shqiptarët.
Sipas Bushatit viti 2020 shënon fillimin e dekadës së re e cila sipas tij duhet shënjuar nga të tjera histori suksesi si këto, për të përmbyllur tranzicionin e mundimshëm dhe për të jetësuar projektin e Shqipërinë Evropiane.
?Krishtlindja dhe Viti i Ri na jep mundësinë që të jemi më pranë njëri tjetrit me familjet tona dhe me njerëzit tanë të dashur.
Teksa presim 2020 le të ndalemi për një cast tek viti që po lëmë pas. 2019 do të mbahet mend gjatë për tërmetin shkatërrimtar, ku humbëm 51 motra dhe vëllezër. Tërmet, që la pas një mal tronditës me rrënoja, plagë, halle e sfida. Dhimbja e madhe na bëri bashkë e shpresoj të na ketë vetëdijësuar për të ardhmen. 2019 në kuptimin politik ishte viti i eksperimenteve të rrezikshme, çka pengoi potencialin tonë për të bërë më të mirën për Shqipërinë.
Këto zhvillime nuk duhet të na bëjnë pesimistë. Gjatë 2019 shumë shqiptarë spikatën me arritjet e tyre. Janë të shumta rastet e suksesit të të rinjve dhe të rejave të talentuar burim frymëzimi për të ardhmen.
Gjimnazistet Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, me aplikacionin e tyre ?GjejZâ? që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara, na bëjnë të ndihemi krenar për vlërësimet ndërkombëtare që kanë fituar, por mbi të gjitha na mbushin me shpresë se të rinjtë janë garanci për një Shqipëri më të mirë.
Albi Zhulali themeluesi i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e hoteleve, që së fundmi është bërë pjesë e Silicon Valley, është një tjetër histori suksesi i të rinjve në sipërmarrje.
Serena Leka, një projekt menaxhere e spikatur e Universitetit Aarhus në Danimarkë fitoi çmimin e parë në Kinë në fushën e inovacionit dhe startup-ve për vitin 2019. Diaspora është pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë në këto 30 vjet.
Vasil Pema, që jeton dhe punon në Suedi, këtë vit u bë mjeku i 27 në botë, i specializuar në trajtimin e Demencës. Arba Kokalari është shqiptarja e parë që u zgjodh këtë vit eurodeputete.
Nik Gjeloshaj, me mbështetjn e shqiptarëve të Malit të Zi, për herë të parë fitoi drejtimin e Komunës Tuz, tanimë me një status të pavarur nga Podgorica.
Majlinda Kelmendi fitoi medjalen e artë në Lojrat Evropiane në Minsk 2019. Edhe këtë vit djemtë dhe vajzat e talentuar të Kosovës treguan se arti dhe sporti e ngriti lart me dinjitet flamurin e Kosovës.
Këto janë vetëm disa raste nga dhjetëra histori suksesi të shqiptarëve të talentuar që na mbushin me shpresë se viti 2020 do të jetë një vit më i mbarë për të gjithë shqiptarët, me synim rrugën e suksesit dhe ndërtimin e një të ardhme të begatë.
Viti që vjen hyn me këmbë të mbarë pasi Shqipëria për herë të parë merr drejtimin e një prej organizmave më të rëndësishëm të sigurisë, OSBE-së, me shtrirje në 3 kontinete nga Vankuveri në Vladivostok.
2020 shënon fillimin e dekadës së re. Një dekade e cila duhet shënjuar nga të tjera histori suksesi si këto, për të përmbyllur tranzicionin e mundimshëm dhe për të jetësuar projektin e Shqipërinë Evropiane?, shprehet Bushati në video mesazh./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha i është bashkuar urimeve në na...
Publicisti dhe aktivisti Bardhyl Ukcamaj ka shprehur ngushël...
Zbardhet një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave, i cili...
Gazetarja Klodiana Lala e quan turp për policinë e Shtetit q...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar mesazhin e sa...
Pas tërmetit të nëntorit, pedagogu i Politeknikut Klement Qe...
Kryetari i Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi ka uruar të g...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë ...
Pas shkarkimit të kantautorit Saimir Çili, ditën e sotme ësh...
Këngëtari Dashnor Diko, ka reaguar pas arrestimit të kolegut...
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u morën disa vendime të...
Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 ...
Prej shumë ditësh shohim zbukurimet e festës së Krishtlindje...
Gjykata ka marrë sot vendimin mbi kallëzimin në Prokurori që...
95 vjet nga dita e triumfit të LegalitetitTriumfi i Legalite...
Fluksi në pikën doganore të Kapshticës është rikthyer gjatë ...
Publikohet historia e panjohur të tre vajzave gjermane, Elsa...
Një rast shumë të dhimbshëm ka treguar mbrëmjen e sotme akad...
Nga Ekrem SpahiuLegjitimiteti – e drejta për të qeverisur në...
Pas dhënies së titullit “Qytetar nderi” nga Bashkia e Peshko...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...