Fotot historike e dhjetorit të 1970/ Kadare dhe Kryeziu, çfare ndodhi pas ndalimit te gazetës së famshme “Rilindja”
Një foto historike e dhjetorit të vitit 1970, – kur Shqipëri...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj aktorit Laert Vasili.
Aleanca pretendon se e gjithë ngjarja ishte provokim për të sulmuar individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve.
Ata pretendojnë se Vasili kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit më 19 dhjetor, dhe mbrëmjen e djeshme rreth orës 2.00 të natës kishte shkuar sipas tyre për të shklyer me duar banderolën e Aleancës.
Aleanca për TK thotë se disponon video që vërtetojnë aktet e aktorit, për të cilin thonë se nuk e kanë rerahur, por është shtrirur.
Komunikata e plotë:
Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:
Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.
Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin aktorët dhe stafin e Volkstheater të Vienës, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se natën e 19 Dhjetorit, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.
Aktori quhet Laert Vasili, dhe për të cilin nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil, dhe me kameran ndezur, filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorsinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: me datë 19 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë i zënë gafil.
Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.
E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që te video e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.
Aleanca për Mbrotjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastësisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.
Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.
U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, është i përsëritur si akt, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.
Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka. Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta. U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :
Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.
Për këte të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.
Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.
Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor. /CNA.al
Një foto historike e dhjetorit të vitit 1970, – kur Shqipëri...
Një sherr i madh ka ndodhur mes artistëve mbrëmjen e djeshme...
Vogëlushi shqiptar Alvin Berisha që u nxorr nga kampi sirian...
Prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur a...
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik u vendose...
Pak orë më parë ka nisur transmetimin një spot i ri publicit...
Vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka shkaktuar kaos...
Princ Leka ka marrë pjesë në konferencë vjetore të Avokatit ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi për të tretin vit radha...
Ekzistojnë dy foto të rralla të Teatrit Kombëtar që i përkas...
Fabrika e riciklimit të plasmasit që ndodhet në rrugën “Argj...
Instituti i Studimeve Politike ka përgatitur një raport fina...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në dety...
Mbrëmjen e djeshme në pallatin e Kongreseve është zhvilluar ...
Aktivistja Gresa Hasa ka debatuar mbrëmjen e sotme me inxhin...
Pas miratimit disa ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Tira...
Nesër është dita e parë e punës së SPAK tek godina e Krimeve...
Një tërmet ka lëkundur Tiranën pak momente më parë.Mësohet s...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me tërmetin që lëkun...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot prokurorin Ar...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...