web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela zbulon ngjashmëritë e Ramës me Enver Hoxhën/ Pse ligji “anti-shpifje” është një hiç

16 Dhjetor 2019, 13:55, Politikë CNA

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për paketën ?anti-shpifje? të propozuar nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Edi Rama, njëlloj si ish-diktatori Enver Hoxha, po kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë.
?Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante “shpifje të armikut” dhe arrestonte “armikun”, kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.

l. Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.
Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. “Je i madh”, i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet.?-shkruan Ngjela.

Më tej, ai thekson se ligji që po paraqet Rama është një hic, sepse edhe nëse AMA ju vendos gjoba mediave, gjobat mund të anullohen në gjykatë dhe kjo e fundit mund ta pezullojë aktin administrative të AMA-s.

Sipas Ngjelës, nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje medie apo portali që nuk shkon në gjykatë.

?Por, çfarë është ligji që paraqet?
Është një pesë me hiç, asgjë.
Ky është një ligj që i ka dhënë AMA- s – domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta. Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë.
Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po.
ll. Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? Asgjëkundi.
Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë.?-shkruan Ngjela.
Po ashtu avokati Ngjela paralajmëron Ramën, se e ka më kot ligjin që ka propozuar, pasi sipas tij ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot.

?Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë.
Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar.
As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër!!!
Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu.
Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë.?-përfundon postimin e tij Spartak Ngjela./ CNA.al





Lajmet e fundit nga