Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Klodian Tomorri
* Fatkeqësitë dhe dhimbjet e shumicës janë mundësi përfitimi për një grusht njerëzish. Në shumë raste, ky është thelbi i fatkeqësive natyrore.
Kur cikloni Nargis goditi Mianmarin e qeverisur nga Junta ksenofobe, gjeneralët shpallën mijëra hektarë toka të fermerëve, si të infektuara dhe më pas i morën vetë. Në Neë Orleans, kompanitë e mëdha të ndërtimit shfrytëzuan uraganin Katrina për të nxjerrë të varfrit nga banesat publike, ku ngritën kullat gjigande. Në Tiranën e pas tërmetit po ndodh e njëjta gjë.
Në 8 dhjetor fadromat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës zbarkuan në Qytetin Studenti për të prishur disa godinat e familjarëve me preteksin se janë dëmtuar nga tërmeti. Duke shfrytëzuar shokun psikologjik dhe tulatjen e qytetarëve nga tërmeti, ndërtesa e parë që u shemb përdhe ishte ajo me numër 15. E njohur ndryshe si godina e Lirisë, për shkak se aty u themelua Partia Demokratike dhe lindi pluralizimin politik në Shqipëri, ishte e para që u shemb përdhe.
Pas saj rruspat u vërsulën me radhë edhe tek dy godina të tjera, 18-a dhe 19-a. Në të treja godinat banojnë familjarë dhe pamjet e transmetuara nga media tregojnë se të paktën, në dy prej tyre tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, e jo më t’i kishte bërë ato të pabanueshme dhe të rrezikshme për qytetarët. Atëherë pse Bashkia dhe Qeveria nxituan për të shembur ndërtesat dhe për të nxjerrë jashtë familjet?
Përgjigja është e thjeshtë. Pas prishjes së godinave qëndron plani për një koncesion. Ai i kampusit Universitar. Për të njëjtën arsye në Kamëz, tritoli po shemb 10 ndërtesa familjarësh.
Në qeveri, vendimi është marrë sakaq. Kampusi i ri universitar do të ndërtohet me PPP, përmes një skeme që tashmë njihet. Fillimisht privati e ndërton me paratë e veta dhe më pas qeveria apo bashkia e shlyen me këste për disa vjet.
Kjo tashmë është pranuar edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili dy ditë më parë deklaroi: Siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në ?Qytetin Studenti? do kemi mundësi t?i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës
Koncesioni pritet të miratohet shumë shpejt. Fillimisht qeveria do të ngrejë një grup pune, që do të përgatisë modelin e kontratës dhe më pas do të vijohet me nënshkrimin e saj. Tani mbetet për t’u parë vetëm se cili është ndërtuesi i piketuar për kontratën e majme të Kampusit. Pas Kampusit, e kanë radhën edhe dy koncesione të tjera. Ai i Akademisë së Arteve dhe ai i Akademisë së Policisë.
Pas çdo dhimbjeje, mbin një koncesion dhe skema është gjithmonë e njëjtë. Del një projekt biznesi, i cili qytetarëve u propagandohet si shpëtimtar, por që në të vërtetë kanalizon fonde publike në llogari private, shpesh me procedura ekstraligjore. Dhe ky është aplikimi ekstrem i doktrinës së shokut dhe kapitalizmit të katastrofave. Arkitekti qëndron atje lart.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim paketën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Akademiku i njohur Artan Fug aka reaguar me tone të forta ku...
Partia Demokratike ka organizur Tryezë me Opozitën në Komisi...
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë po diskutohet çështja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur qën...
Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një kërkesë Kuvendit të ...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rastit që është...
37 është numri i organizatave nga vende të ndryshme të botës...
Një ditë më parë është zhvilluar Akademia Politike e FPRD-së...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka njoftuar se nesër n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se d...
Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se akademia politike ës...
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një foto ku s...
Ish kryeministri Sali Berisha ka risjellë edhe njëherë mesaz...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin...
Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh sot gjatë aktivitetit p...
I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të F...
Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur paketën anti-shpifj...
Ish kryeminitri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj q...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...