Përfundojnë homazhet për Enea Mekollin/ Trupi i efektivit përcillet për në banesën e fundit
Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, Enea Me...
Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, Enea Me...
Për herë të parë në Shqipëri, u prezantua sot raporti 10-vjeçar mbi krimet seksuale kundër fëmijeve dhe grave. CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale në Shqipëri, sollën shifrat e krimeve seksuale që kryhen ndaj fëmijëve dhe grave, prej vitit 2008 e deri në vitin 2018. Ky Raport përfshin gjithashtu një krahasuese analizë të të dhënave statistikore për krimet seksuale të raportuara ndaj fëmijëve dhe grave. Të dhënat janë mbledhur falë bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Studimet shkencore prej vitesh tregojnë se në Shqipëri 1 në 10 fëmijë është viktimë e dhunës seksuale.
Ndërsa Vrojtimi më i fundit Kombëtar i UNDP dhe INSTAT ?Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri?, zbuloi se rreth 8.6% e vajzave dhe grave kanë përjetuar dhunë seksuale të paktën një herë në jetën e tyre.
Raporti ?Krimet Seksuale kundër Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri?, evidenton se 61% e viktimave të krimeve seksuale janë fëmijë ndërsa 39% janë të rritur. Mbi 83% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë vajza nën moshën 18 vjeç.
?Sot është dita kur të gjithë së bashku duhet të kërkojmë një qasje tërësisht të re ndaj dhunës dhe krimeve seksuale. Të gjitha institucionet së bashku me shoqërinë civile, kemi nevojë të ulemi dhe të zbatojmë masa konkrete të mbrojtjes, trajtimit dhe rehabilitimit të viktimave të dhunës seksuale. Nuk duhet të ndodhë më që viktimat të lihen në harresë, siç na tregojnë të dhënat e Raportit?-tha Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri.
Të dhënat mbi 10-vjeçare tregojnë një realitet tepër të hidhur për viktimat. Nga 559 fëmijë viktima të krimeve seksuale që janë paraqitur pranë Policisë, vetëm 88 prej tyre kanë patur mbështetjen e Prokurorisë për tíu ndjekur çështjen. Shifrat janë tepër shqetësuese edhe përsa i përket gjykimeve të autorëve të krimeve seksuale. Nga 917 autorë të ndjekur nga Policia e Shtetit, Prokuroria ka ndjekur penalisht vetëm 71% të tyre, ndërsa Gjykatat kanë dënuar vetëm 44% të autorëve të akuzuar. Këto shifra janë tepër larg mesatares së ndjekjes dhe dënimit të krimeve seksuale në Europë.
Ndër rekomandimet kryesore të propozuara gjatë takimit ishin:
Krijimi i një njësie të posatçme dhe të përbashkët ndërmjet porkurorisë dhe policies, për hetimin dhe ndjekjne penale të krimeve seskuale;
Krijimi i Regjistrit Kombëtar të Krimeve Seksuale në Shqipëri;
Informimi i fëmijëve në sistemin arsimor mbi integritetin trupor, dhunën dhe ngacmimin seksual, si dhe ku mund të bëhet denoncimi i tyre.
Prezantimi i Raportit mbi Krimet Seksuale kundër Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri, vjen edhe si kontribut i CRCA/ECPAT Shqipëri në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Ndërkohë po në të njëjtën ditë u prezantua hapja e Fushatës Kombëtare Online ?1-10 fëmijë viktimë e dhunës seksuale! Denonco!?, një fushatë kjo që realizohet në Facebook, Instagram dhe Tëitter.
Historitë që publikohen më poshtë sjellë në pikënisje, janë histori personale të dy vajzave të ngacmuara, shfrytëzuara dhe dhunuara seksualisht përgjatë viteve të fundit. Në 10 vitet e fundit në vendin tonë, krimet seksuale kundër fëmijëve janë kthyer në një prej problemeve kryesore për shoqërinë shqiptare.
Ana është një vajzë e vogël që jeton me familjen e saj në një qytet të largët të Shqipërisë.
Ajo çdo ditë për moshën që ka dëshiron vetëm të qeshë, luajë, dëgjojë përralla dhe të kërkojnë mbrojtjen e përqafimin prindëror.
Dita ?ditës, Ana frikohet kur qëndron pranë babait të saj dhe shfaqet e trembur prej tij.
Një natë, pas një temperature të lartë, Ana nis të thërrasë: ?Babi mos, të lutem, mos mi hiq të mbathurat?, ?Babi jo, babi jo?.
Nga këto fjalë, nëna e vajzës, nis ta pyesë se pse Ana, kërkonte të largohej nga babai dhe kish frikë prej tij?!
?Babi, nuk është i keq, por gjithmonë kur më puth e më prek me gisht këtu, mua më dhemb shumë?- shprehte vajza e vogël.
Nëna e Anës, sot jeton në një qytet tjetër dhe është ndarë nga bashkëshorti, ndërsa vajza është në moshën e shkollës.
Kjo histori është tërësisht e vërtetë. Faktet janë marrë nga deponimet e nënës së vajzës.
Bora, është një vajzë adoleshente që sapo mbushi 15 vjeç, vendosi si gjithë bashkëmoshataret e saj të hapë një profil në facobook. Çdo ditë ajo postonte foto të saj dhe të shoqeve kudo, në shkollë, rrugë, shtëpi apo edhe lokal.
Ndjehej mirë me të gjitha komplimentat që merrte dhe mundohej të kishte sa më shume ndjekës në adresën e saj. Pranon si miq edhe një djalë të huaj për të dhe çdo ditë ndjehej e kënaqur, pasi ai vlerësontë e kërkonte çdo ditë foto të saj.
Pas disa kohësh, djali nuk përgjigjet më në adresën e tij, ndërsa Bora njoftohet se ishte kthyer tashmë në imazhin e një prej adresave pornografike të internetit. Nis makthi i përditshëm, jo vetëm i fyerjeve që ajo përjeton, por edhe përbuzjes dhe pafuqisë për të ndryshuar profilin e saj.
Shqetësimi u kthye në makth, kur dita-ditës, i vinin mesazhe nga faqja pornografike dhe në të shfaqej imazhi i vajzes së mitur.
E trembur, por edhe e pasigurtë se si mund të zgjidhte këtë situatë, ajo i drejothet së bashku me prindërit, Platformës ISIGURT.AL, ekspertët e së cilës, në bashkëpunim me Youtube, arritën të fshijnë gjithçka dhe të mbyllin llogarinë e hapur në emër të Borës.
Sot vajza, është larguar nga qyteti ku jetonte.
Kjo histori është e vërtetë.
Emri i vajzës është ndryshuar.
Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj një ditë më parë publikoi...
Qëndresa Qytetare publikoi sot raportin e monitorimit të 7 u...
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datat e p...
Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se të gjithë qytet...
Për ditën e sotme pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me ...
Jetët e humbura dhe bilanci i dëmeve kërkojnë reflektime për...
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete elektrizuese sot., Shpes...
Qytetarët të cilëve u skadojnë mjetet e identifikimit në vit...
Sektori i Emergjencave Civile ështv mbledur sot në Prefektur...
Ish deputet i i PD, Agron Shehaj ka publikuar foton e një vo...
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka ...
“Rama synon të krijojë policinë mediatike”! Kështu u shpreh ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka reaguar ashpër, pas...
“Objektet shëndetësore të dëmtuara lehtë si pasojë e tërmeti...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka bërë publike në r...
Ajet Meçja nuk e kishte menduar që mëngjesin e 26 nëntorit, ...
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit po vijon inspektimi i ba...
Dita e sotme ka nisur me kthjellime, por gradualisht pas mes...
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me kontradikta sot. Për ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...