Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Jetët e humbura dhe bilanci i dëmeve kërkojnë reflektime për situatën e ndërtimeve në territorin e Shqipërisë.
Kanë kaluar tre javë nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit. Në peizazhin e qytetit bregdetar të Durrësit shfaqen rrënojat e godinave të hedhura në erë nga rreziku i shembjes, pallate shumëkatëshe me të ?ara të thella, të braktisura nga banorët, hotele të rrafshuara. Pamje të tilla ka në Thumanë, Lezhë, La?, Shijak, Tiranë.
Bilanci është tragjik. Të dhënat zyrtare nga Operacioni i Emergjencës të publikuara të mërkurën, (11.12.2019) flasin për 13 mijë qytetarë që kanë humbur banesat e tyre, 261 pallate të pabanueshme dhe 851 të dëmtuara, 2237 banesa të pabanueshme dhe 4618 të dëmtuara, 44 objekte të hedhura në erë dhe dhjetra të tjera që ruhen me perimetër sigurie, deri sa të vijë ora e shembjes së tyre.
51 jetët e humbura dhe ky bilanc dëmesh nxisin reflektime për situatën e ndërtimeve në territorin e Shqipërisë, që në hartën botërore të sizmologjisë është me ngjyrë të kuqe: me rrezik të lartë të godtjes nga tërmetet.
Nevojë urgjente për politikë urbane kombëtare
Arkitekti i mirënjohur, Artan Ra?a, i nominuar për disa ?mime europiane, thotë për DW se dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit janë pasojë e mungesës në Shqipëri të një politike urbane kombëtare. ?Ka nevojë urgjente për një politikë urbane kombëtare të qëndrueshme dhe afatgjatë. E shoqëruar me një infrastrukturë të zhvilluar, që lidh qendrat e vogla urbane, një politike kombëtare do të ndalonte si shpopullimin e zonave të tëra ashtu edhe mbipopullimin, përqëndrimin e popullsisë në 2 – 3 qendra, në Durrës, Tiranë apo diku tjetër, ” thotë Artan Raça për DW.
Ai thekson se ndërtesat e shkatërruara dhe ato të dëmtuara tregojnë ?mungesë serioziteti në të gjitha hallkat e ndërtimit: nga konstruktorët, inxhinierët e materialeve të ndërtimit, inxhinierët e tokave. Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se ndërtimi është akti më i rrezikshëm shoqëror.” vë në dukje ai.
?Ka patur një histeri dhe shpejtësi ndërtimi në Shqipëri, sidomos në dy dekadat e fundit, hedhja e betonit ka qënë si një terapi. Është parë fitimi i shpejtë në kurriz të ngritjes së banesave të qëndrueshme dhe dinjitoze. Mungon një kod, ku të jenë përcaktuar me hollësi deri edhe materialet e ndërtimit që do të përdoren në përputhje me shkallën e rrezikut nga tërmeti”, thotë për DW, Arkitekti Ra?a.
Detyrim ligjor: Përdorimi i Eurokodeve
Sado paradoks të duket, është një fakt jo sekret: Shqipëria përdor kodin e ndërtimit të vitit 1989, të para 30 viteve! Inxhinieri konstruktor, Armand Shehu, thotë për DW se tërmeti tregoi domosdoshmërinë e ndryshimeve cilësore në procesin e ndërtimit.
“Duhet të hiqet nga përdorimi kodi shqiptar i ndërtimit i vitit 1989 dhe të bëhet detyrim ligjor përdorimi i Eurokodeve. Duhet bërë një hartë e re sizmike për territorin e Shqipërisë, që çdo objekt i ri që do të ndërtohet, të ketë me detyrim studimin gjeologjik dhe sizmik. Nuk duhet në asnjë mënyrë që në objektet ekzistuese të lejohet ndërtimi i kateve shtesë. Kjo praktikë e toleruar deri tani, është shumë e rrezikshme, siç tregoi tërmeti i 26 nëntorit? thotë për DW, inxhinjer Armand Shehu.
Roli i shtetit dhe drejtësia
Tërmeti i 26 nëntorit tregoi më shumë rrezikun që paraqet abuzimi dhe korruptimi i zyrtarëve bashkiakë, që bënë një sy qorr dhe një vesh shurdh për shtimin e kateve, të paparashikuara në projekt. Ai tregoi neglizhimin e shtetit për dekada të tëra.
Inxhinieria urbaniste Iliriana Bozo thotë për DW se “lëvizja e pakontrolluar e popullsisë, dyndja nga gjithë vendi në 2-3 qendra urbane solli krijimin e zonave të tëra informale, abuzive, të pakontrolluara në të gjitha pikëpamjet. Asnjë qeveri nuk ka marrë mundimin të përmirësojë kushtet teknike të projektimit antisizmik të vitit 1989. Asnjë qeveri nuk ka përditësuar dhe përfshirë në politikën kombëtare të ndërtimit Eurokodet antisizmikë?.
“Ne si profesionistë duhet të kërkojmë zbatimin e saktë të projekteve që hartojmë, pa u kompromentuar nga palë që kanë interesa financiare, plotësim i të cilave vë në rrezik qëndrueshmërinë e objekteve. Por është shteti që bën politikën kombëtare dhe kontrollon zbatimin e saj, ? thekson Iliriana Bozo.
Arkitekti Artan Ra?a mendon se ndërtimin e godinave të banesave duhet ta marrë në dorë me përgjegjësi shteti. “Ka ardhur koha që banesa duhet t’i lihet shtetit. Banesa është si uji dhe ushqimi. Banesa përbën qytetin. Hartim i një politike urbane kombëtare do të bëjë të mundur shpërndarjen e mirëqënies në të gjithë territorin e vendit, në mënyrë kapilare dhe të qëndrueshme, krijimin e qyteteve lineare dhe jo vertikale, në përmasa humane dhe pa shkëputur nga toka, si pjesa më e madhe e qyteteve të Europës së re dhe të vjetër. Kjo do të ?onte në ndërtime më të qëndrueshme nga tërmetet, me kosto më të ulët dhe reduktim të pasojave të rënda në rast të një tërmeti tjetër në territorin e Shqipërisë,? thekson Artan Ra?a.
Për inxhinierin konstruktor Armand Shehu, shteti ? duhet patjetër të jetë i pranishëm gjatë ndërtimit dhe të kontrollojë gjithë procesin ndërtimor?. “Shteti duhet të marrë masat dhe të vendosë para përgjegjësisë personat që kanë dhënë në mënyrë abuzive leje për ndërtimin e kateve shtesë. Ky është shembulli më i mirë i reflektimit të shtetit kur këtë proces e nis vetja? thekson Armand Shehu./ DW
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete elektrizuese sot., Shpes...
Qytetarët të cilëve u skadojnë mjetet e identifikimit në vit...
Sektori i Emergjencave Civile ështv mbledur sot në Prefektur...
Ish deputet i i PD, Agron Shehaj ka publikuar foton e një vo...
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka ...
“Rama synon të krijojë policinë mediatike”! Kështu u shpreh ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka reaguar ashpër, pas...
“Objektet shëndetësore të dëmtuara lehtë si pasojë e tërmeti...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka bërë publike në r...
Ajet Meçja nuk e kishte menduar që mëngjesin e 26 nëntorit, ...
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit po vijon inspektimi i ba...
Dita e sotme ka nisur me kthjellime, por gradualisht pas mes...
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me kontradikta sot. Për ...
Në prag të festave të fundvitit, qyteti i Korçës është veshu...
Diaspora shqiptare në Gjermani ka shprehur solidaritet të pl...
Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ...
Komisioni prlamentar po zhvillon sot një seancë dëgjimore me...
Reshjet e dendura të borës në juglindje të vendit, vijojnë e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...