Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emisioni ?Fiks Fare? denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në zyrat shtetërore, ku drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëjnë procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore.
?Fiks Fare? zbuloi se të përfshirë janë nga shefa financash, deri te ish-shoferi i titullarit të institucionit. Ata bisedojnë për të marrë para nga arka e këtij institucioni sikur të ishte gjëja më normale, pasi siç deklarojnë edhe vetë ?kjo gjë po bën vite që ndodh?.
Në regjistrimin e parë që transmetoi ?Fiks Fare?, shoferi i titullarit i kërkon drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse që të bëjë dalje karburant më shumë sa është distanca e përcaktuar në urdhër shërbimi. Shoferi i thotë kësaj drejtoreshe se të hedhë karburant në makinën e e dy punonjësve të nisur me shërbim , pasi grupi që është nisur në Gjirokastër do të zgjasë shërbimin. PA patur asnjë tagër të zgjasë urhdërat e shërbimit, ish-shoferi flet në emër të titullarit të institucionit.
Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton dhe kërkon që urdhëri i shërbimit t?i vijë me shkrim, por shoferi i kryeinspektorit vazhdon duke thënë se po flet me të pasi i del ?i zënë Beni, kështu si ta gjykosh?. Me këtë ton urdhërues dhe kërcënues, shoferi e paralajmëron disa herë këtë drejtoreshë.
Ndërkohë, në një rast tjetër, përgjegjësja e financës në këtë Inspektoriat porosit fletë hoteli pa fjetur fare. Pas një shërbimi të kryer në degën e ISHPSHSH në lezhë, vetë shefja e financës tregon e si ka siguaruar fletë hoteli fiktive për të përfituar disa ditë dietë.
?Unë me thënë të drejtën e bëra vajtje ardhje. Kam ikur shpejt. Porosita për hotel fature dhe ishalla ma gjejnë dhe mundohem ta? se edhe drejtori është i ri?, thotë përgjegjësja e financës, ndërsa në bisedë thotë se ?për situata pune edhe lejohen?.
Duke nisur nga përmbajtja e kamerave të fshehta, duket se në këtë institucion abuzimi ka qenë i hapur dhe me dijeninë e të gjithëve. ?Fiks Fare? faktoi edhe abuzimet me dietat e Vitit të Ri.
Vitin e kaluar, Ministria e Financave urdhëroi anulimin e çdo tenderi për dreka dhe darka të institucioneve, pasi nuk parashikohen në ligj. Denoncimet e vazhdueshme të ?Fiksit?, se shtetarët bëjnë pikërisht dreka dhe darka me lekët e taksave, solli këtë masë drastike nga ministria. Por, zgjidhjen përfekte e ka bërë pikërisht Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili ka bërë fatura fiktive dhe ka paguar me disa dieta çdo punonjës, me qëllim që të organizonte pikërisht darkën e Vitit të Ri.
?Gjithë stafi tha, do bëjë mbrëmje të Vitit të Ri dhe nuk dua të nxjerrë asnjë lekë nga xhepi tha shefi. Foli për fond të veçantë në ministri me ministrin, i tha që jo, nuk bëhet. Dhe u ra dakort që të mbulohen me dieta? thuhet në bisedë mes shefes së financës dhe drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse në këtë Inspektoriat ndërsa vijon se ?do nxjerrim një urdhër ne, për trajnim këtej nga qendra nëpër ca drejtori e rrethe, t?i bëjmë ndonjë trajnim ketu. Mbrëmja është në datë 27 në drekë?.
Punonjësja e Financës pohon se dietat do të jenë fiktive dhe e për çdo punonjës me urdhër të titullarit të institucionit do të firmosen nga 4 dieta të plota për të përballuar shpenzimet e drekës, shpenzimet e të ftuarve dhe pjesën tjetër të lekëve do ta mbajnë vetë punonjësit.
Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton vazhdimisht këtë veprim, por përgjigjja që merr disa herë nga shefja e financës është: ?Fol me shefin, është urdhër i shefit?.
Një tjetër abuzim në këtë institucion ishin prokurimet fiktive për serviset e makinave. Në biseda, shefja e financës pranon se këto tendera bëhen fiktive, madje këto ?gjëra kështu bëhen gjithmonë?. Shefja e Financës thotë se ?s?ka asgjë të keqe?, ndërkohë thotë se nëse nuk bëhen ?digjen 10 milionë lekë?.
Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Baj...
Parkimi nëntokësor tek Sheshi “Skëndërbej” është kthyer shpe...
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, n...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Problematika e rradhës na ka con në Rrogozhinë. Emiljan Gjuz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e djeshm...
“Stop” është ndalur në Gosë të Kavajës, tek banesa e familje...
Emisioni”Fiks Fare” denoncoi veprimet e institucioneve shtet...
Prej 10 ditësh, vendi ynë po kalon një situatë mjaft të vësh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim ...
Pas 4 orësh nën rrënoja, Lavdosh Petoshati, sipërmarrës nga ...
Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, e gjithë Shqipëria,...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në faqen e ...
Gazetari Elio Laze ka reaguar ndaj arrestimit të Altin Zekaj...
Kompania turke Kurum e cila ka në përdorim minierën e kromit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...