SKANDALI ME DY TENDERA/Mijëra njerëz në qiell të hapur, Veliaj 300 milionë lekë për mbarështim
Prej 10 ditësh, vendi ynë po kalon një situatë mjaft të vësh...
Emisioni”Fiks Fare” denoncoi veprimet e institucioneve shtetërore dhe të një firme private të cilat arritën të kolaudonin një pallat 8 katësh në Durrës.
Në 2017, banorët u ankuan në “Fiks Fare” se firma i ka lënë punimet në mes, ndërkohë që të moshuarit, të sëmurët, gratë shtatzënë, apo edhe fëmijët, ngjisnin përditë shkallët për të shkuar në banesat e tyre. Ata thanë se në kontratat me firmën, kjo e fundit merrte përsipër vendosjen e ashensorit, apo edhe mirëmbajtjen e një pjesë të pallatit. Por, pas ndërtimit, pallati u la në mëshirë të fatit. Disa javë pas denoncimit nga “Fiks Fare” në 2017, me ndërhyrjen e Bashkisë së Durrësit, në pallat u vendos ashensor.
Megjithatë, abuzimet dolën ?në dritë? vetëm pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku muret dhe një pjesë e kolonave janë shkatërruar. Nga rruga kryesore duket arredimi që kanë pasur disa apartamente, pasi muret e jashtme janë rrëzuar. Ndërkohë, pjesa e shkallëve dhe vetë ashensori i vënë dy vite më parë, janë shkatërruar, duke hedhur dyshime të forta se kolaudimi i këtij pallati është bërë në mënyrë abuzive. Banorët thanë për ?Fiks Fare? se nuk ndjehen të sigurt në atë godinë, pasi ndryshe nga pjesa më e madhe e atyre përreth, pallati 8 katësh është shkatërruar.
?Janë bërë punime të dobëta. Dhe ja, na prishi të gjithë apartamentet, kursimet e jetëve tona? thonë banorët. Sipas tyre, në pallat kanë shkuar disa ekspertë, të cilët kanë pasur mendime të ndryshme. Fillimisht e rrethuan me shirit të kuq, më pas me të verdhë, që ka nevojë për riparime, por të hiqen 3 katet sipër. Sipas tyre, kolonat mund të mbajnë vetëm 5 kate dhe jo.
?Nëse e kanë cilësuar si të banueshme, le të vijë Edi Rama, apo ministrat e tij që kanë nga 3 a 4 shtëpi të banojnë këtu. Nëse nuk më gjejnë strehim, atëherë do të marr fëmijën dhe do ngujohem atje, s?kam ku të shkojë? thotë një banor.
Ndërkohë, në 2017 “Fiks Fare” u interesua për mënyrën e kolaudimit të këtij pallati edhe në Bashkinë e Durrësit. Kreu i Zyrës së Urbanistikës tha se nuk e di si është kolauduar ky pallat. ?Mbajnë përgjegjësi ata që e kanë bërë atë akt, apo zyrtarët e asaj kohe? tha ai./ Top Channel/
Prej 10 ditësh, vendi ynë po kalon një situatë mjaft të vësh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim ...
Pas 4 orësh nën rrënoja, Lavdosh Petoshati, sipërmarrës nga ...
Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, e gjithë Shqipëria,...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në faqen e ...
Gazetari Elio Laze ka reaguar ndaj arrestimit të Altin Zekaj...
Kompania turke Kurum e cila ka në përdorim minierën e kromit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Përveç kronikave të dhimbëshme,humanizmit, solidaritetit dhe...
Emisioni “Fiks Fare” solli fakte mbi mënyrën sesi abuzohet m...
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj dhe kryeministri E...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Fikas të Elbasanit...
Mediat dhe organizata e lirisë së shprehjes u njoftuan në mi...
Prej 7 vjetësh në zonën e njohur si Kodra e Diellit, shtetas...
Një denonim për një rast të paprecedentë, ka mbërritur në re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...