web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fahriut kopjon Nard Ndokën/ “Një tërmet katastrofik është fatkeqësi natyrore”

10 Dhjetor 2019, 19:33, Politikë CNA

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, djali legjitim i Fahri Balliut, ish gazetarit militant të gazetës “Zeri i Popullit”, organ qendror i Partisë së Enver Hoxhës, ka postuar një mesazh në faqen e tij në rrjetet sociale, ku shpreh opinionin e tij për një termet politik në Shqipëri, termet i cili është më i rëndë se termeti fizik i 26 nëntorit.

Mesazhin e tij Balliu i Fahriut e ka stilizuar duke përdorur stilin filozofik të ish homologut Nard Ndoka, të njohur dhe si “filozof popullor” dhe mjeshtër e asosacioneve të tilla si: “Mos qendro kurrë në shi se shiu të lag” etj. Duke kopjuar Ndokën, Balliu shënon zbulimin e tij rreth tërmetit të 26 dhjetorit, kur shkruan: “Një tërmet karastofik është fatkeqësi natyrore!”

Këtë e thejkson pasi shprehet se pasojat e rënda të termetit natyror erdhën për shkak të projekteve korruptive të qeverisë, projekte për të cilat, sikurse shkruan: Prokuroria nuk i ka nisur ende hetimet.

Po ashtu ish Deputeti liston një serë problematikash aktuale që zotërojnë situatën e vendit (rritja e çmimeve, shtimi i taskave, vjedhja e parasë publike, largimi masiv nga Shqipëria) që, sipas tij, vijnë për shkak të keqfuknsionimit të Qeverisë.

?Një tërmet karastofik është fatkeqësi natyrore! Në Shqipëri nuk dihet fiks kur filloj tërmeti! Pasi, fatkeqësisht, qytetarët i kanë dhënë fund jetës në burgje, se nuk paguanin dot ujin dhe dritat, apo dhe në rrugë për shkak të aksidenteve të shumtë. Shtëpitë janë prishur pafund nga projektet korruptive të qeverisë, pasi oligarkët e Edvinit duhen shpërblyer. Janë projektet korruptive të kapura mat por që Prokuroria nuk nis hetimet. Shqipëria ka çmime të rritura, taksa të shtuara, vjedhje e parasë publike e largim masiv të shqiptarëve.?, ka shkruar Balliu. Ish deputeti i Partisë Demokratike thotë se termeti në Shqipëri ka rënë përpara 26 nëntorit, veç ky termet fizik ishte goditja finale për të demaskuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet qeveria. Balliu thekson se kjo qeveri po bën më shumë propagandë në ekrane sesa punë, fenomen ky i hasur masivisht, sidomos pas ditës së termetit të madh…:, shkruan ndër të tjera ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga