Nxënësit dhe studentët rikthehen në shkollë/ Nis mësimi edhe në zonat e prekura nga tërmeti
Këtë të hënë nxënësit dhe studentët në të gjithë vendin kanë...
Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët ?Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri?.
Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit.
Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet ti bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.
Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.
Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.
Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera.
Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona?, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend.
?Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ?80, që është edhe sot në fuqi?, ? tha Sulstarova në vitin 2013.
Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5.
Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.
Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete.
Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi./ Monitor
9 zonat e burimeve sizmike me magnituda
Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0
Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9
Bregdeti Jonian me Mmax=7.0
Korçë-Ohër me Mmax=6.9
Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9
Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5
Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5
Pejë-Prizren me Mmax=6.8
Zona e Shkupit me Mmax=6.5
Këtë të hënë nxënësit dhe studentët në të gjithë vendin kanë...
Duke u nisur nga fakti që inventari i hoteleve në Durrës – G...
Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje re...
Dite shume e bukur dhe plotësisht e qete ka për te qene kjo ...
Lekundje termeti me magnitude 3.8 balle jane ndjere mengjesi...
Është publikuar ditën e sotme kënga e parë për tërmetin e fr...
Kur kanë kaluar disa ditë nga termeti i 26 nëntorit, i cili ...
Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është ve...
Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë ka bërë me dije ...
Teksa kanë kaluar dy javë nga tërmeti i fuqishëm që la pas 5...
Në kuadër të ditës së lindjes së Shën Mërisë është mbajtur g...
Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kursyer as Kryegjyshatën Botëro...
Në Bashkinë e Vorës, ka vijuar edhe sot puna për inspektimin...
Dje në mbrëmje Kënga Magjike mbylli siparin e saj të sezonit...
Reshjet e shiut nuk do të ndalen edhe gjatë fillmit të javës...
Para tre ditësh nëpër rrugët dhe mediat greke u shpërnda në ...
Fillon puna për shembjen e godinë numër 15 në Qytetin Stude...
Presidenti Ilir Meta ka shkaur sot në Armathë të Durrësit ku...
Familja Daragjati nga Shkodra ka qenë një ndër familjet më t...
Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratua pagesën e plotë të qer...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...