Nga Artur ZHEJI/Tërmeti që po themelon Diktaturën
Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktat...
Nga Mero Baze
– Presidenti duket se po shmang ceremoninë e betimit të prokurorëve të zgjedhur si anëtarë të SPAK, njësisë anti-korrupsion që përbën dhe pritshmërinë më të lartë të institucioneve të dala nga Reforma në Drejtësi.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar anëtarët e SPAK, dhe ja ka çuar listën për betim Presidentit, por ndryshe nga rastet e tjera, Presidenti po e injoron procedurën, duke shfrytëzuar faktin se në këtë rast nuk ka mekanizëm zhbllokues, pasi nuk mund të ketë mekanizëm zhbllokues për ceremoninë e betimit.
Nga ana tjetër ngritja e SPAK dhe përmbushja e tij me katër zëvendësprokurorë specialë, që ndërkohë duhet edhe ata të jenë të betuar, është kusht themelor për zgjedhjen e Prokurorit Special, që po ashtu është mekanizmi kryesor në betejën kundër pandëshkueshmërisë në vend.
Ndërkohë që për Prokurorin e Përgjithshëm, procedura eci normalisht, po ashtu dhe për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duket se Presidenti ka vendosur të bëjë betejë për SPAK-un, për shkak të pritshmërisë së lartë që ka ai institucion në lidhje me betejën që duhet të bëjë me politikën, dhe vetë frikërat e Ilir Metës nga ky institucion.
SPAK është institucioni i dytë që Ilir Meta po bllokon pas Gjykatës Kushtetuese. Problemi që krijoi me Gjykatën Kushtetuese duke dubluar emërimin e Arta Vorpsit me Marsida Xhaferllarin, pritet të zgjidhet nga Komisioni i Venecias, sipas rekomandimeve të BE dhe SHBA.
Ndërkohë çështja e SPAK, duket se do ta përsërisë këtë precedent. Ashtu si Ilir Meta nuk thirri Arta Vorpsin për betim dhe ajo u detyrua të bëjë si akt formal pranimin e detyrës para një noteri, betimi i prokurorëve të zgjedhur të SPAK, rrezikon të përsërisë këtë precedent, nëse Ilir Meta përdor kompetencën e tij për të mos i thirrur kurrë për betim.
Gjykata Kushtetuese dhe SPAK janë shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi, pasi e para zgjidh disa çështje të mbetura pezull, nga kriza politike dhe Reforma në Drejtësi, ndërsa SPAK-u i jep shans prekjes me dorë të rezultateve të para të reformës.
Iluzioni se Ilir Meta mund t?i lejojë këto dy institucione të ngrihen, mund të na lërë të presim gjatë.
Hezitimi që po dëshmon me mos thirrjen nën betim të antarëve të SPAK është shenja e parë. Dhe të thuash që nuk ka kohë, është pak si tallje, pasi ka kohë të dekorojë qenin e Kosovës dhe nuk ka kohë të dekretojë anëtarët e SPAK.
Ndaj është mirë të mendohet qysh tani nëse bëhen ndryshime ligjore në këtë pikën e betimit, ose çuarjen po ashtu të këtij ngërçi në Komisionin e Venecias. Loja e tij me ceremonnë formale të betimit, tregon qartë se i vetmi betim i Ilir Metës, duket se është mos ngritja e SPAK-ut dhe Gjykatës Kushtetuese./TEMA
Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktat...
Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmet...
Në industrinë e sigurimeve ka një aksiom: Nuk ka risk të pas...
* Nga Prof. Dr. Afat SerjaniTërmeti i 26 nëntorit na zuri të...
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte pë...
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Nga Ilir LevonjaDitën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheq...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që ...
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur banalitet...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmeti në I...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...