Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
* Nga Prof. Dr. Afat Serjani
Tërmeti i 26 nëntorit na zuri të gjithëve në gjumë dhe na goditi shumë rëndë me vdekjen e 51 personave nën rrënoja dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Ishte një ngjarje e tmerrshme, që do të mbahet mend shumë gjatë si një nga historitë më të dhimbshme për Kombin Shqiptar.
Vitet e fundit tërmetet kanë qenë të shpeshta në aksin Durrës – Tiranë. Tërmetet në këtë zonë, ose më mirë të themi në aksin Kavajë ? Durrës ? Thumanë ? Lezhë, janë të lidhur me kontaktin ose fërkimin midis pllakave të mëdha: Pllakës Afrikane (Mikropllaka e Adrias) dhe Pllakës së madhe Euro – Aziatike.
Pllaka Afrikane vjen qysh nga Kreta dhe ishujt grekë (Hellenic Trench), del në sipërfaqe në Llogara (Karaburuni dhe Sazani) dhe zhytet në veri në detin Adriatik. Në Llogara, duket qartë si Pllaka Afrikane është e zhytur thellë poshtë pllakës Euro-Aziatike apo Orogjenit. Ky kontakt në thellësi vazhdon deri poshtë linjës së zonës së tronditur nga tërmeti.
Zhytja e pllakës Afrikane poshtë asaj Euro-Aziatike shkaktoi para goditjet, goditjen fatale dhe pasgoditjet, që vazhdojnë akoma, në fërkim të fuqishëm.
Ky kontakt shkaktoi jo vetëm goditjen, por edhe ngritjen e tokës në sipërfaqe deri ne 20 cm apo më shumë, siç dëshmojnë sizmologët dhe si po tregohet në kronika.
Nga fërkimi i madh dhe i menjëhershëm i pllakave dhe shkembinjve, del edhe flakë në sipërfaqe, çka mund të jetë vërejtur edhe në tërmetin e fundit. Ky fenonem është i ngjashëm me atë që ndodh në nyjet e skeletit hekur-beton të pallateve ku nga fërkimi shpërthejnë shkëndia apo flakë e menjëhershme. Flaka që del nga thellësitë ka nuanca
ngjyre në varësi të llojit të shkëmbinjve që përplasen.
Ka pasur aludime në media se tërmeti i fundit mund të jetë shkaktuar si pasojë e shpim-kërkimeve për naftë në det. Raste të tilla konsiderohen si tërmete artificiale. Bëhet fjalë kur ka shfrytëzim intensiv të naftes në det, në nivele të cekëta. Në rastin konkret, tërmetet e fundit në vendin tonë, mendoj se nuk kanë asnjë lidhje me shpimet për naftë.
Është e vërtetë se lëkundjet kanë qenë të forta, por ato mund të ishin edhe më shkatërruese në të gjithë zonën. Ndërtimi gjeologjik, poshtë zonës ku është ndier tërmeti, ku mbizotërojnë formacionet e trasha mollasike, argjilore, ka amortizuar goditjet nga vatra e tërmetit deri në sipërfaqe.
Hetuesi Gjeologjik Amerikan, theksoi më të drejtë se Shqipëria nuk është në ?unazën e zjarrtë të tërmeteve?, që rrethon brigjet e Paqësorit. Ndërsa sizmologu i shquar grek Akis Tselentis, gjithashtu dha spjegime të vlefshme, por mendoj se ai gabon kur thotë që çarja e Durrësit ngatërrohet me atë të Korçës dhe se aty ku mbaron e Durrësit fillon ajo e Korçës, duke parashikuar edhe një tërmet në Korçë!!!
Korça nuk lidhet me këtë thyrje, por me thyerjen e brendshme Ohër -Dibër, e cila gjithashtu rigjeneron termete. Korça nuk ka lidhje me thyerjen e Durrësit.
Frika dhe paniku
Si rezultat i pasgoditjeve, që vazhdojnë akoma, është krijuar panik e frikë te banorët. Mediat japin pa ndërprerë kronika për familjet që flenë jashtë, apo që ikin nga Durrësi, Thumana e madje edhe nga Tirana. Paniku dhe frika i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Preferojnë të flenë në makina nga frika.
Tërmeti nuk dihet kur bie, ku do t?a ketë epiqendrën dhe ku rrezikun më të madh.
Çfarë duhet te kemi parasysh në rast tërmeti:
Nëse fillojnë lëkundjet ruaj gjakftohtesinë, zër një pozicion në qosh të dhomës, ngjitur me kollonën me hekur ? beton dhe prit sa të kalojë goditja kryesore. Mos lëviz, mos tento të dalësh. Qetësoi të gjithë familjarët dhe fqinjët dhe mos fol më për tërmetin. Mos përsërit më pas panikun dhe frikën. Ajo që do të ndodhte, ndodhi.
Tërmete kanë rënë shumë e shumë në shekuj edhe në Shqipëri, si në gjithë botën, por jeta ka vazhduar dhe njerëzimi vazhdon të jetojë, nuk është zhdukur.
Largoje frikën dhe mos e braktis shtëpinë tënde nëse ajo nuk është bërë e rrezikshme, sipas ekspertizës inxhinjerike që vlerëson skeletin me beton- arme të saj.
Pas goditjet do të vazhdojnë gjatë, por mos u frikësoni. Nuk njihet asnjë rast në historinë e sizmologjisë, që të kenë ndodhur dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit menjëherë.
Midis shkencëtarëve të huaj, që u prononcuan për tërmetin e 26 nëntorit ishte Alessandro Amato, Drejtori Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali. Ai theksoi: ?E keqja më e madhe kaloi. Do të ketë lëkundje të vogla, që do të vazhdojnë me muaj. Kjo është normale. Me kalimin e kohës, lëkundjet zvogëlohen në numër dhe madhësi?.
Edhe Prof. Frederik Tilmann nga Gjermania midis të tjerash theksoi: ?Mund të priten edhe më tej tërmete pasuese me magnitudë më të madhe se 5. Por lajmi i mirë është, se aktiviteti do të zbehet gradualish ditët e ardhshme?.
Qendra Europiane e Sizmologjisë bëri vrojtime dhe analiza konkrete për teërmetin tonë: ?Ashtu siç pritej, pas goditjes së madhe sekuenca dhe numri i tërmeteve në ditë po bie. Megjithatë, pasgoditjet me magnitudë të ulët dhe me epiqendër pranë zonave të banuara ndjehen ende të forta?. Ata shtojnë se shpeshtësia e tërmeteve që kanë goditur në harkun kohor të 36 orëve Shqipërinë është e habitshme edhe për vetë ekspertët.
Tërmetet nuk parashikohen, prandaj nuk duhet ta mbash mendjen atje. Çdo vit në Tokë ndodhin mbi 500 000 tërmete! Mposhte frikën që të harrosh tërmetin, atë nuk e ndalojmë dot!
*Autori eshte inxhinier gjeolog me nje pervoje 55 vjeçare
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte pë...
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Nga Ilir LevonjaDitën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheq...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që ...
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur banalitet...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmeti në I...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlirimit të...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Nga Artan Fuga* Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!Ka ca nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...