Rama - qeni që pret gazetarët
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit pritet të jetë e rëndë dhe pjesa dërrmuese e saj do të bjerë mbi buxhetin e shtetit. Kjo nënkupton se barra e rindërtimit të banesave dhe veprave publike të dëmtuara do të mbahet nga qytetarët shqiptarë.
Solidarizimi i qytetarëve shqiptarë me familjet e dëmtuara nga tërmeti ka qenë i pashembullt. Sot nuk gjen asnjë qytetar që refuzon të japë taksat e tij për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti. Por hedhja e të gjithë faturës tek taksapaguesit është e padrejtë. Ka një kategori tjetër që duhet të paguajë. Ata janë njerëzit që e shkaktuan dëmin.
Qeveria ka detyrimin moral por edhe ligjor të identifikojë të gjitha kompanitë që kanë ndërtuar pallatet e dëmtuara. Menjëherë pas identifikimit, autoritetet duhet të bllokojnë asetet e këtyre kompanive deri kur ekspertiza teknike të nxjerrë arsyet e dëmtimit.
Nëse rezulton se shkaku është cilësia e dobët e ndërtimit dhe shkelja e ligjit nga ana e ndërtuesve, atëherë duhet automatikisht që asetet e bllokuara të konfiskohen dhe të përdoren për të shlyer dëmet.
Dëmtimi i pallateve në Durrës është shumë më i madh nga sa shfaqet në media. Fatura e rindërtimit të tyre do të jetë e rëndë dhe të parët që duhet të paguajnë janë pikërisht ata që e kanë shkaktuar këtë situatë. Në Durrës, qytetarët e dinë shumë mirë se kush i ka ndërtuar ato pallate që sot janë të pabanueshme. E dinë shumë mirë edhe se kush janë furnitorët e materialeve të ndërtimit. Shpesh njerëz të fuqishëm dhe me pushtet.
Sot disa prej tyre po marrin rolin e bamirësit duke dhënë ccikërrime donacionesh. Por këto janë donacionet e hipokrizisë, pasi të njëjtit njerëz nga ana tjetër ju kanë lënë qytetarëve qindra milionë euro të humbura dhe rrezikun për jetën.
Provat e krimit janë aty. Qeveria ka në dorë të zgjedhë nëse do të jetë palë me krimin apo me qytetarët? Fatkeqësisht rruspat e vërsulura për të shembur pallatet e pabanueshme dhe bashkë me to provat tregojnë se ajo zgjedhje mund të jetë bërë sakaq.
Por një gjë është e sigurtë. Ata që do të përpiqen të fshehin apo amnistojnë krimin e ndërtimeve në Durrës, janë po aq fajtorë sa ndërtuesit që vranë dhjetëra njerëz dhe shkaktuan qindra milionë euro dëme për të nginjur babëzinë e tyre kriminale. Nje dite te gjithe keta duhet te dalin para ligjit.
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlirimit të...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Nga Artan Fuga* Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!Ka ca nj...
Nga Alba Alishani/A2 cnn* Natyra na ka gjunjëzuar prej 72 or...
Ngjarjet e mëdha janë (s)prova më e mirë sidomos për gazetar...
Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.1. Tirana nuk eshte zone s...
Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ...
Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalë...
Nga Ilir Levonja* Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, ...
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalb...
Një tragjedi, një fatkeqësi natyrore, mbi 30 të vdekur, rret...
Nga Nini Dede*– Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cd...
Nga Enkel DemiArritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...