Mposhte frikën që të harrosh tërmetin, atë nuk e ndalojmë dot!
* Nga Prof. Dr. Afat SerjaniTërmeti i 26 nëntorit na zuri të...
Në industrinë e sigurimeve ka një aksiom: Nuk ka risk të pasigurueshëm, por ka risqe për të cilin njerëzit nuk janë të gatshëm të paguajnë primin përkatës të sigurimit. Ky është rasti tipik i katastrofave natyrore.
Nëse një kompani sigurimesh do të shiste polica sigurimi për tërmetet, përmbytjet apo çdo katastrofë natyrore, çmimi që do të garantonte mbulimin e dëmeve, do të ishte aq i lartë saqë asnjë qytetar nuk do ta paguante. Ajo që ndodh në realitet është se kompanitë shesin polica me çmime të ulëta dhe kur katastrofat ndodhin, ato nuk i paguajnë demet.
Prej këtej, bota ka mësuar leksionin e vështirë. Barra e fatkeqësive natyrore bie gjithmonë mbi buxhetin e shtetit. Dhe për shkak të përmasave te medha dhe natyrës urgjente të shpenzimeve, pjesa më e madhe e tyre ka vetëm një instrument financimi. Ai është borxhi.
Në vitin 2005, një e treta e deficitit buxhetor të SHBA-ve ishin shpenzime për rindërtimin nga uragani Katrina. Qeveria japoneze u detyrua të rriste huamarrjen dhe të bënte 3 buxhete suplementare prej 240 miliardë dollarësh për të financuar programin e rindërtimit nga Tërmeti i Madh i vitit 2011. Keshtu ndodh gjithmone. Në rrethana të jashtëzakonshme, si lufta apo katastrofat natyrore, politika fiskale kalon automatikisht në cikël ekspansioni dhe qeveritë devijojnë nga principet e disiplinës. Me gjasa, kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Pas disa vitesh konsolidimi dhe ulje të borxhit, politika fiskale do të ndryshojë kurs.
Fatura e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit është ende në proces vlerësimi. Por qeveria ka dhënë “hint-et” e para të përmasave financiare të fatkeqësisë. Kryeministri lajmëroi ndërtimin e 10 mijë apartamenteve të reja për të strehuar familjet e prekura. Nuk dihet se si qeveria ka arritur në këtë shifër. Por nëse llogariten edhe dëmet mbi veprat publike apo shpenzimet e emergjencës, atëherë fatura totale e tërmetit mund të shkojë nga 450 deri në 500 milionë dollarë ose mbi 3 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Në rastin më të mirë, qeveria mund të shpresojë të sigurojë 150 milionë dollarë nga donacionet dhe prioritarizimi i shpenzimeve. Pjesa tjetër do të duhet të merret borxh. Në terma relativë kjo do të nënkuptonte një deficit shtesë prej 2 për qind e Prodhimit Kombëtar ose një huamarrje të re në rendin e 300 milionë dollarëve.
Ajo që mbetet për t’u parë është se si do e shpërndajë qeveria huamarrjen. A do të jetë e gjitha brenda vitit të ardhshëm, apo do të shtrihet në dy vjet. Por nëse shoku fiskal mund të absorbohet, programi i rindërtimit ka dy risqe më të mëdha.
I pari është shfrytëzimi i situatës nga qeveria për të zgjeruar më shumë nga sa nevojitet politikën fiskale. Ky është një risk, me të cilin Shqipëria u përball një herë në vitin 2013, kur qeveria shfrytëzoi detyrimet e prapambetura për të marrë shumë më tepër borxh nga sa ishin këto detyrime. Një nga mënyrat për ta kufizuar këtë risk do të ishte që fondi i rindërtimit të klasifikohej si zë i veçantë në buxhet, jashtë deficitit fiskal për të mos e lejuar qeverinë që paratë t’i përdorë për qëllime të tjera, edhe pse kjo do të fshehte defiçitin real të buxhetit.
Risku i dytë është edhe më i madh. Ky është rreziku operacional. Përgjatë muajve të ardhshëm, qytetarët e mbetur të pastrehë do të bëjnë presion që qeveria të nisë sa më shpejt programin e rindërtimit. Qeveria mund ta shfrytëzojë këtë situatë për të dalë me procedura tenderimi ekstraligjore, të cilat krijojnë shtigje të mëdha për abuzime.
Ky është një program masiv, ku do të prokurohen mbi 400 milionë dollarë shpenzime. Risku për abuzime është i jashtëzakonshëm. Veçanërisht në vendet me korrupsion të lartë si Shqipëria.
Që qytetarët shqiptarë do të zhyten në borxh, kjo tashmë është e sigurtë. Ky është borxh në kohërat e tërmetit. Me shpresën se nuk do të financojë zullumet e qeverisë, por lehtësimin e varfërisë për familjet e prekura, qe kane humbur gjithcka nga termeti. Në të kundërt qeveria do t’i ngjisë vetes edhe një damkë të re turpi. Historia do ta njohë si qeveria që përdhosi solidaritetin dhe sakrificën e pashembullt të një populli.
* Nga Prof. Dr. Afat SerjaniTërmeti i 26 nëntorit na zuri të...
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte pë...
Natën është shumë e vështirë të lyesh dhe aq më tepër një sh...
Nga Ilir LevonjaDitën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheq...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që ...
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur banalitet...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmeti në I...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlirimit të...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...