Termet vazhdojnë/ Tjetër goditje në Shqipëri
Një tërmet i fortë ka lëkundur sërish Shqipërinë. Mësohet se...
Arben Cara, është një nga efektivët e repartit zjarrfikës i cili që prej orës 5 të mëngjesit të së martës, është pozicionuar në Thumanë për të shpëtuar jetë njerëzish që ndodhen nën rrënoja pas tërmetit të fortë.
Në emisionin Opinion, ai tregoi si po ecin kërkimet në pallatin e shembur në Thumanë, ndërsa ajo që e rëndon operacionin është fakti se nën rrënoja janë kushërinj të tij, me mbiemrin Cara.
?Nga operacioni i kërkim-shpëtimit që ne po zhvillojmë, ata që janë aty janë në dorë të Zotit, kemi gjithë ditën që po punojmë. Është e çuditshme që njëra anë e pallatit nuk është shembur. Kjo e ka bërë shumë të rrezikshme punën e shpëtimit, aktualisht jemi në finishin e kërkimit të 4 trupave të familjes Cara dhe një fëmije tjetër që pretendohet të jetë nën gërmadha?, tha drejtuesi i një prej ekipeve zjarrfikëse.
Blendi Fevziu: Zoti Cara prej sa kohe qëndroni në operacionin e kërkimit?
Arben Cara: Unë ndodhem që dje që në pesë të mëngjesit.
Blendi Fevziu: Akeni lidhje farefisnore me familjen Cara?
Arben Cara: Po, kemi! Të shtatë pjesëtarët që kanë humbur janë kushërinjtë e mi.
Blendi Fevziu: Keni shpresë të jenë gjallë?
Arben Cara: Janë në dorë të zotit, është pothuajse e pamundur me aq sa ne po shikojmë me sy. Kemi gjithë ditën që punojmë te pallati që është shembur nga tria anët e tij. Është e çuditshme që njëra anë e pallatit nuk është shembur dhe ka mbajtur të gjithë peshën e paneleve të betonit dhe na e ka bërë të rrezikshme punën e kërkim shpëtimit deri kur arritëm ti shkëputnim një e nga një dhe aktualisht jemi pothuajse në finishin e kërkimit e nxjerrjes së katër trupave të familjes Cara dhe një fëmije tjetër që pretendohet që mund të jetë në gërmadha.
Blendi Fevziu: A dihet saktësisht se sa persona janë nën gërmadha?
Arben Cara: Saktësisht di vetëm për katër pjesëtarë të familjes Cara që janë në gërmadha. Për fëmijën nuk jemi të sigurt pasi nuk kemi një informacion të saktë nga banorët, po kërkojmë në pallatin ngjitur pasi jemi dy grupe shpëtimi në dy pallate ngjitur me njëra-tjetrën, po kërkojmë dhe për dy trupa të tjerë të cilët akoma nuk janë lokalizuar.
Blendi Fevziu: Zoti Cara, ju thatë se keni që nga ora pesë të mëngjesit e ditës së djeshme, janë vetëm e kërkimit shqiptarë apo keni dhe grupet e kërkimit ndërkombëtar që ju ndihmojnë?
Arben Cara: Nuk jemi vetëm ne. Ne jemi 60 zjarrfikës nga disa bashkitë e vendit si Shkodra, Malësia e Madhe, Klosi, Burreli etj, kemi kërkues shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Serbia që na kanë ndihmuar shumë me pajisjet e tyre më të sofistikuara.
Blendi Fevziu: Keni që prej orës pesë të mëngjesit pa pushim?
Arben Cara: Qëndrojmë që në orën 5 të mëngjesit pa pushim. Unë si drejtues operacioni më është dashur të jem më në qendër të operacionit për shkak të specifikave që ai ka, pasi ne vërtet jemi përballë një tragjedie, kemi humbur shumë jetë njerëzish ndoshta dhe të afërmit tanë,por jemi të predispozuar që këta njerëz që punojnë në kërkim shpëtim të mos i lëndojmë. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur dhe ne nuk e zhbëjmë dot.
Blendi Fevziu: Mendohet se ka, jo vetëm në atë pallat, dhe në zonë persona të tjerë të humbur?
Arben Cara: Siç e thash dhe më parë grupi i kërkim shpëtimit nga Greqia me qenin e tyre kanë lokalizuar dhe dy persona të tjerë te pallati ngjitur.
Blendi Fevziu: I bie që të jenë dhe 6 persona të tjerë në rrënoja në Thuman?
Arben Cara: Nga informacionet që kemi, po./ Opinion
Një tërmet i fortë ka lëkundur sërish Shqipërinë. Mësohet se...
Nxirret i pajetë trupi i një personi nga rrënojat e banesës ...
OKB dërgon në Shqipëri dy ekspertë për vlerësimin e katastro...
Sizmiologu Rrapo Ormeni, nga studioja e emisionit “Byro poli...
Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të djeshëm me magnitudë 6.4, ...
Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm ...
Banorët e “Astirit” janë solidarizuar me familjet e prekura ...
Klement Çupi, një prej viktimave të tërmetit të djeshëm, i ...
Pas tërmetit që lëkundi sërish vendin tonë, mbasditen e sotm...
Në qendrën e emergjencës në Thumanë ku janë ngritur çadrat p...
Fshati Thumanë është më i prekuri nga tërmeti i fuqishëm. At...
“Godinat që janë shembur dhe ato që kanë plasaritje janë të ...
Italia ka dërguar në Shqipëri një ekip mjekësh për t’u ardhu...
Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, ka lënë pas të paktën 3...
Rinia Ortodokse e Tianës, u ka bërë thirrje të gjithë besimt...
Profesoresha e ndërtimit Luljeta Bozo ndërsa ka komentuar të...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot të gjithë ata që duan të n...
Shqipëria vijon të jetë në kaos, pas tërmetit me magnitudë 6...
Sizimologu Rrapo Ormeni, është shprehur se tërmete të tilla,...
Pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë rreth orës 03:55 t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...