Dua të kthehem në burg (?!)
Nga Mitro Çela* Xhuma Shëpi. Nga Bilishti. Ditëlindja 1958.K...
Kam lindur në Përmet. Më saktë në fshatin Mbrezhdan. Fshati ka për ?komshinj? dy male: Trebeshinën dhe Golikun. Atje ku Vjosa ndan dy malet është një rrip toke që quhet Fusha e Ftohtë. Fusha ishte në pronë të fshatit tonë. Ishte livadh. Kullotnin lopët, dhentë dhe gomerët e fshatit.
Në anën tjetër të lumit, në shpat të malit, janë Sarajet e Beut. Sot janë të shkretuara. Dikur ? bukuri dhe mister. Aty banonin stërgjyshat e Ali Bej Këlcyrës. Beu kishte fushat, por donte edhe livadhin tonë.
? Një ditë, Beu thirri kryeplakun e fshatit, ? më tregonte mamaja. ? I tha:
?Hiqni lopët! Aty do të kullosin kuajt e mi. Do të hajë bar vetë pela që e kam sjellë nga Stambolli për Zonjën time.?
Kryeplaku, që ishte njeri me një barrë mend, i tha:
?Lepe! Po heqim lopët dhe po lëmë gomerët. Mbase, ndërhyn qoftëlargu dhe ndonjë gomar i racës sonë ia hipën pelës së Zonjës dhe na del ndonjë mushkë e bukur si perri, sepse do të ketë trutë e gomarit tonë dhe bukurinë e pelës së Zonjës!?
?Përjashta, zuzar!?
Qehajai i beut, në ?shenjë respekti? e ?gostiti? kryeplakun me disa shkopinj thane bythëve.
Për kureshtarët do të vazhdojmë historinë e vjetër.
Fshati ynë kishte Zot! Kishte Kapedanin. Një ditë zbriti nga strofka ku jetonte. Në livadh kullosnin bagëtitë e beut. Majën e barit e hante pela e Zonjës.
Kapedani i thotë qehajait:
?Kape pelën e Zonjës dhe bjere te shalët e mia!?
?Të puthsha atje ku nuk e thotë goja, ? mjaulliste qehajai. ? Po nuk e çova pelën në saraje, më vret Beu!?
?Po unë, pse e kam belxhikun??
…Se Kapedani mbante një pushkë që kishte ardhur nga Belgjika. E rëndë. E frikshme. Villte vdekje. Kuptohet, vetëm kur ishte në duart e Kapedanit… Dhe fap, ia vuri qytën mbi trurin e vogël! Qehajai u lag. Ashtu i qullur, mes erës së thartë, kapi pelën.
Hop… kapërceu Kapedani dhe hipi mbi pelë. Ajo sa s?u këput në mes! Ishte mësuar të mbante Zonjën, që nuk peshonte më shumë se 45 okë. Kurse Kapedanit vetëm hallatet i peshonin 5 okë e gjysmë! Kështu tregonte Marua e Ç-së, që thonë se ishte e pangopur si buçja e Jarazit. Veçse një ditë, Marua, pasi përlau një përshesh me ponç, në avull e sipër, tregoi një sekret:
?Burrëziu, koqevogli-koqemiu… Bole po, kishte Kapedani, që kur ma vuri një herë te rrota e mullirit, një javë më humbi thumbi!?
?Po ç’është ky thumb, moj Maro korba, që mos të trettë dheu!?
?Qyqja! Thumbi i qejfit, de!?, dhe ha-ha-ha… e ku-ku-ku!
Pasi hipi, në kohën kur pela u drodh një herë rreth vetes, Kapedani përdrodhi mustaqet dhe tha:
?T’i bësh me shëndet Beut. Thuaji: Atje ku vinte zogun Zonja, do të vërë bilbilin Kapedani!?
Të nesërmen nga sarajet doli një shtëllungë tymi. Pastaj një shpërthim te shtëpia e Kapedanit. Beu qëllonte me top nga të Turqisë. Shumë shpejt shtëpia u rrafshua.
Por nuk e hante bukën thatë Kapedani! Beu, çdo mëngjes, pinte kafe në ballkon. Fresk! Poshtë ? Vjosa. Përballë ? mali i veshur me gjelbërim. Parajsë e shkuar parajsës! Rrufiste kafe e kulloste sytë Beu!
Por bamp! Dhe Beu vari kokën. Ne i themi hëngri bukë e fiq ? e vdiq. U sulën qen e mace! Na iku Beu!… Dhe zunë kujën graria. Kishte ngjarë hataja. Vdis të të dua! Po ç’ishte kjo hata?
Karshi Beut, në shpatin tjetër të malit kishte zënë pusi Kapedani. Në duar mbante belxhikun. Mori nishan. Tërhoqi këmbëzën dhe Beu na la shëndenë!
?Balta do të mbulojë baltën,? tha kapedani dhe e flaku belxhikun në greminë, për të humbur gjurmët nga policia?
Lajthitja ime! Në atë kohë ende nuk kishte lindur as gjyshi i ministrit tonë të Brendshëm?
Nga Mitro Çela* Xhuma Shëpi. Nga Bilishti. Ditëlindja 1958.K...
– Si nuk u lodhe o Zot, duke e gostitur miletin me sëmundje ...
Dje në rrjetet sociale u publikua fotoja e një dreke ku shih...
Në orën 20:00 nisa krosin. Në Parkun e Liqenit Artificial ës...
Ulur te bari në Top Channel. Shijoj kafenë e Pirros. Sipas E...
Nga Mitro Çela– Mitrushi ka dy fatkeqësi, – tregon me pasion...
“Në qoftë se diçka nuk nis mbarë, gjithçka do të shkoi ters!...
14 tetor 1988. Punoja tek gazeta “Bashkimi”. Ditë e madhe: U...
Një video e filmuar gjatë protestës së banorëve të Astirit d...
Pasi çdekretoi 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhje...
Letër StalinitMë pëlqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhe...
Nga Mitro Çela* Beqar në BeratNga viti 1978 deri në vitin 19...
Nga Mitro Çela* Kone për t’u puthur!Ora 21. Në stol. Buzë de...
Sherri i djeshëm në stadiumin Selman Stërmasi, gjatë ndeshje...
Situata politike në Shqipëri, përplasjet por edhe tema të tj...
Zezaku i LisbonësSipas shijeve të Ezmerkës, zgjodhëm Lisbonë...
Një vajzë në zyrën time. 30 vjeçe. Seksi. Shtova: – Kam lexu...
Burime të besueshme, na bëjnë të ditur se nuk ka qënë sizmio...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, duket se ka një dashu...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e krahason kryeministrin E...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...