Nga Mitro Çela/ Alergji nga seksi?!
– Si nuk u lodhe o Zot, duke e gostitur miletin me sëmundje ...
Nga Mitro Çela
* Xhuma Shëpi. Nga Bilishti. Ditëlindja 1958.
Ka marrë penën. Letër për ?Fiks Fare?. Më befasoi stili. Në mjerim fukaraja u bëka i penës. Po i bëj letrës krasitje.
Nisa punë në vitin 1977. Në gjeologji. Pastaj në minierën e Rehovës. Së fundi kaldaist në ndërmarrjen e përpunimdrurit, Bilisht.
Në vitin 1991 ulërita me miletin ?Liri, demokraci!? Përfitimi? Në vitin 1992 mbeta pa punë, pa katandi. Fukara për vete. Mjerim për shtëpinë. Mora malet. Lashë gruan si kallogre. Përfundova në Greqi. Ishim dy, tre shqiptarë. Punonim bashkë. Na mbyti zilia. Në fillim sharje. Pastaj grushte. Në fund krisi pushka.
U plagosëm. U dënuam. Unë tre vjet. Ai katër. Në vitin 1996 dola nga burgu.
Me njollë në biografi greku nuk më dha punë. U ktheva në Bilisht. Gruan ma kishin marrë. Ndoshta me dëshirë. I bënë konak. I dhanë bukë. Hapi shalët. E fala gruan. Por jarani më binte në qafë. U ankova në polici. Më merrnin për të marrë…
Në mars 1997 ra qeveria Meksi. U sul mileti në repartin ushtarak. Merr të marrim armë. Mora një kallash. Një natë jarani me shokë erdhi në avlli. Hapën zjarr. Plumbat kërcenin nëpër shtëpi. E zbraza edhe unë kallashin. E vrava jaranin. Jo si kriminel. Për vetëmbrojtje.
Pas një viti u bë gjyq. Më thane të paguaj 15 milionë lekë për të bërë 4, 5 vite burg. Drejtësi e bukur, por pak e shtrenjtë…
Më dënuan 15 vjet. Në dhjetor të vitit 2013 dola nga burgu. Kallkan nga dimri. Akull nga varfëria. Më morën vëllezërit dhe të afërmit.. Nuk shtyhej. Mes të varfërve, i mjeri rëndon më shumë. U largova. Gjeta me qera një kolibe. Mbeta rrugëve. Nuk gjej as punë të zezë e as punë të bardhë. Ndihma ekonomike: 25 mijë lekë. I hanë dritat, uji, qeraja.
Me barkun bosh sikteriset gjumi… Ndjell kujtime. Më del burgu. Pa liri, por me barkun plot dhe gjumë… Vras mendjen, si të kthehem në burg? Nuk dua të vras. Nuk jam kriminel. Nuk dua të vjedh. Nuk jam hajdut. O njerëz të mirë! Mendoni për mua. Gjeni një rrugë paqësor! Burgu me pranga është parajsë në krahasim me burgun jashtë qelisë, rrugëve të Bilishtit?
– Si nuk u lodhe o Zot, duke e gostitur miletin me sëmundje ...
Dje në rrjetet sociale u publikua fotoja e një dreke ku shih...
Në orën 20:00 nisa krosin. Në Parkun e Liqenit Artificial ës...
Ulur te bari në Top Channel. Shijoj kafenë e Pirros. Sipas E...
Nga Mitro Çela– Mitrushi ka dy fatkeqësi, – tregon me pasion...
“Në qoftë se diçka nuk nis mbarë, gjithçka do të shkoi ters!...
14 tetor 1988. Punoja tek gazeta “Bashkimi”. Ditë e madhe: U...
Një video e filmuar gjatë protestës së banorëve të Astirit d...
Pasi çdekretoi 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhje...
Letër StalinitMë pëlqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhe...
Nga Mitro Çela* Beqar në BeratNga viti 1978 deri në vitin 19...
Nga Mitro Çela* Kone për t’u puthur!Ora 21. Në stol. Buzë de...
Sherri i djeshëm në stadiumin Selman Stërmasi, gjatë ndeshje...
Situata politike në Shqipëri, përplasjet por edhe tema të tj...
Zezaku i LisbonësSipas shijeve të Ezmerkës, zgjodhëm Lisbonë...
Një vajzë në zyrën time. 30 vjeçe. Seksi. Shtova: – Kam lexu...
Burime të besueshme, na bëjnë të ditur se nuk ka qënë sizmio...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, duket se ka një dashu...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e krahason kryeministrin E...
Ngjarjet e ditës, debatet, janë përkthyer në meme nga faqet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...