web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaosi në Gjykatën Kushtetuese/ Rudina Hajdari takim “kokë më kokë” me Metën

16 Nëntor 2019, 08:47, Politikë CNA

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se në qendër të këtij takimi kokë më kokë ka qenë çështja e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka sjellë përplasje të forta mes Metës dhe KED.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se Meta përshëndeti qëndrimin bashkëpunues të Hajdarit për arritjen e mirëkuptimit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën parlamentare të javës së kaluar, deputetja e opozitës parlamentare i kërkoi Kuvendit që të ndëpritej seanca për zgjedhjen e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin për të nisur negociatat me presidentin Meta.

Ndërkohë, nujë ditë më parë, Meta paralajmëroi se do të padisë kreun e KED-së Ardian Dvoranin për ”shpërdorim detyre” duke e akuzuar këtë të fundit se ka botuar në Fletoren Zyrtare në mënyrë të paligjshme emërimin e Arta Vorpsit si anëtare e GJK-së.

Meta refuzoi të dekretonte Vorpsin duke zgjedhur në vend të saj Marsida Xhaferllarin.

Nga ana tjetër Vorpsi bëri betimin tek një notere, duke anashkaluar kështu Presidentin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga