web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U akuzua për tjetërsimin e pronave në bregdet/ Lirohet ish-drejtori i Hipotekës Durrës

14 Nëntor 2019, 15:55, Kronika CNA

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-drejtorin e Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj i cili akuzohet për tjetërsim të pronave në gjirin e Lalëzit.

Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, pas një mega-operacionit të policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ?Arrest në burg? për Iliazajn, 18 punonjës të Hipotekës dhe Aluiznit, si edhe për ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm.

Por togat e zeza e  ndryshuan masën e sigurisë duke caktuar vetëm ?detyrim paraqitje? për Iliazajn.

Apeli ndryshoi gjithashtu masën e sigurisë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, Renaldo Pastërma dhe Albert Doda./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga