Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhjen për ?krizën e paprecedentë? në sistemin politik global dhe bëri thirrje për aleanca të reja që do të zgjidhnin problemet e botës, një thirrje kjo që u mbështet nga udhëheqësit kinezë dhe ata të Bashkimit Evropian.
Zoti Macron priti kryetarë shtetesh dhe qeverish në Forumin e Paqes në Paris vetëm pak ditë pasi shkaktoi valë tronditjeje në kryeqytetet perëndimore duke paralajmëruar për paqëndrueshmërinë e NATO-s dhe BE-së.
?Po përjetojmë një krizë të paprecedentë në sistemin tonë ndërkombëtar?, tha zoti Macron, duke vazhduar në linjën e intervistës dhënë të enjten revistës ?The Economist?, ku ai paralajmëroi se NATO po përjetonte ?vdekje klinike? dhe se BE-ja rrezikon të bëhet e parëndësishme.
Presidenti francez, i cili ka kërkuar të zërë një vend parësor në skenën ndërkombëtare që kur mori pushtetin në vitin 2017, tha se ?mënyra të reja bashkëpunimi, aleanca të reja? nevojiten mes shteteve dhe organizatave.
Ai shtoi se sistemi global politik dhe ekonomik i ndërtuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pati sjellë paqe në disa rajone dhe nxorri nga varfëria shumë njerëz.
Por, pabarazi të reja janë shfaqur mes njerëzve dhe vendeve duke shkaktuar rilindjen e nacionalizmit dhe unilateralizmi ?madje edhe mes atyre që janë gardianët më të fundit të këtij sistemi ndërkombëtar?, tha zoti Macron.
Për t?u përballur me sfidat e sotme, varfëria, lufta, rritja pa kontroll e popullsisë, emigracioni dhe burimet e paqëndrueshme natyrore, botës i duhet ?më shumë bashkëpunim?, tha ai.
Në vazhdim, zoti Macron paralajmëroi se nuk duhet të ketë më ?hipokrizi? nëse vjen fjala për të vënë në pikëpyetje funksionimin organizatave shumëkombëshe si OKB-ja, të cilën e quajti ?të bllokuar?.
Intervista e zotit Macron me revistën ?The Economist? pati shkaktuar shumë debat. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se komentet e tij ishin shumë ?drastike?. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo këmbënguli se NATO është ?e rëndësishme dhe vendimtare?.
Por, komentet e zotit Macron, i cili gjithashtu ka qartësuar se dëshiron të dialogojë me Presidentin rus Vladimir Putin, u mbështetën me ngrohtësi nga Rusia.
Ndoshta duke iu drejtuar kritikëve të tij, zoti Macron tha të martën se e folura pa doreza është e rëndësishme. ?Mendoj se na duhet e vërteta… heshtja nuk është zgjidhje?, tha ai.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ra dakort se ekziston ?nevoja për veprim në bashkëpunimin ndërkombëtar? përfshirë edhe brenda NATO-s, duke shtuar se çështja të tilla ?diskutohen haptazi?.
Në po këtë forum, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këmbënguli se trajtimi i sfidave të sotshme kërkon ?institucione të forta dhe një bashkëpunim ndërkombëtar më efektiv?.
?Megjithatë, ndodh shpesh e kundërta; fuqitë ekzistuese po ndjekin të vetmuar shtegtime të reja; fuqi të reja po shfaqen, të tjera po rishfaqen dhe po konsolidohen?, tha zonja Von der Leyen.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë më shumë peshë politike në skenën ndërkombëtare.
Zonja Von der Leyen tha se nën mbikqyrjen e saj shpreson ta bëjë komisionin ?vërtet gjeopolitik?.
?Dëshiroj një Bashkim Evropian të orientuar më shumë jashtë tij, një Evropë që të mbrojë kolektivisht vlerat dhe interesat tona të përbashkëta në botë?, tha ajo.
Zonja Von der Leyen tha se multilateralizmi krijoi një Evropë të pasluftës e cila më në fund ishte ?në paqe, e bashkuar dhe që zgjidhte dallimet tona përreth tryezave dhe jo në llogore?.
?Nuk duhet të harrojmë kurrë sa larg kemi mbërritur dhe pse?, tha ajo duke iu bashkuar paralajmërimit të zotit Macron ndaj hegjemonisë dhe nacionalizmit, për të cilin Presidenti francez tha se është testuar më parë dhe ?na dha luftën?.
Nënpresidenti kinez Wang Qishan iu bashkua thirrje për unitet më të madh global.
?Përhapja e unilateralizmit, proteksionizmit dhe populizmit, si dhe tendenca për të zëvendësuar mendimin dhe veprimin racional me shpërthimin e emocioneve, nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve?, tha zoti Wang.
?Kemi shpresë se vendet mund të punojnë së bashku për të reduktuar defiçitin e paqes, duke zgjeruar interesat e ndërthurura, duke përforcuar masat mbrojtëse të paqes, duke ruajtuar multilateralizmin… dhe duke forcuar lidhjen e paqes nëpërmjet inkurajimit të dialogut mes civilizimeve?, tha ai.
* Marrë nga Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP)
Me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emannuel Macron, ...
Ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po e bëjnë ...
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë më 13 nëntor në...
Presidenti Trump mbajti një fjalim në hapje të paradës së ve...
Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja...
Shpallja e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i...
Tetë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur...
Rumunët kanë votuar sot në zgjedhjet presidenciale të vendi...
Kryeministri maqedonas Zaev e quajti një ëndërr të qytetarëv...
Nga Tara Varma “European Council of Foreign Relations”Dy dit...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin Ajouas në Sh...
Ish-Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva doli të p...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas takimit të ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se N...
Në kryeqytetin gjerman përkujtohet sot rënia e Murit të Berl...
Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në lu...
Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar ...
Në një intervistë me revistën The Economist, të publikuar të...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë mbrëmjen e sotme....
Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në lu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...