Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Nga Tara Varma ?European Council of Foreign Relations?
Dy ditë para 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, revista prestigjioze ?The Economist?, publikoi një intervistë të gjatë me presidentin francez Emanuel Makron, ku ai flet në detaje
për vizionin e tij politik, ekonomik dhe strategjik mbi Evropën.
Debati i madh që shkaktoi intervista, sillet rreth kryetitullit:?NATO është e mbaruar!?. Por Makron shpjegoi gjithashtu shumicën e qëndrimeve të tij të fundit diplomatike, të cilat kanë alarmuar Evropën Veriore dhe Lindore:mbi Rusinë, Ballkanin Perëndimor, dhe qasjen e tij të ashpër kundër shtyrjes së Brexit.
Disa nga këto pozicione, kanë nxjerrë në pah hendekun në rritje midis Parisit dhe Berlinit,
në raport me të ardhmen e BE-së. Dhe deklarata e tij mbi NATO-n, nuk përbën përjashtim. Pardje, kancelarja gjermane Angela Merkel e kundërshtoi pretendimin e tij, ndërsa Ministrja gjermane e Mbrojtjes Anegret Kramp-Karrenbauer, shpjegoi në një fjalim vizionin e saj për politikën gjermane të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ajo përsëriti angazhimin e Gjermanisë, për të përmbushur kërkesën e NATO-s, për shpenzimet e mbrojtjes në nivelin e 2 përqind të PBB-së. Një gjë është e sigurtë:Makron e ka arritur qëllimin e tij për të stimuluar dhe drejtuar një debat mbi këto çështje.
Kjo është ?Metoda Makron?:radikale në metodologji, dhe që i kundërvihet direkt konsensusit me të cilin janë mësuar evropianët, si dhe sistemit multilateral. Kjo është edhe linja politike, që ai ka ndjekur qëkur u ngjit në pushtet në vitin 2017. Në këtë kuptim, intervista nuk sjell asgjë të re, përveç sulmit të Makron ndaj NATO-s.
Në fillim të mandatit të tij, ai u zotua të fitojë mbështetjen e gjermanëve, duke i garantuar ata se do të reformojë Francën, duke shpresuar se në këmbim Berlini do të mbështeste projektet e tij për reformimin e BE-së. Por kjo qasje, pjesërisht edhe për arsye të brendshme gjermane, nuk ka funksionuar.
Por, në vend se të presë partnerët e tij, Makron po imponon ritmin e axhendës së tij, dhe po propozon thuajse çdo javë nisma të reja. Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka përsëritur vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha intelektuale në mendimin strategjik evropian, për t?i dhënë fund kakofonisë strategjike në kontinent.
Dhe ?Metoda Makron?, është pjesërisht e dizajnuar për ta arritur këtë qëllim. Por ai duhet të jetë i kujdesshëm për fushat, ku kjo ?metodë? mund të jetë kundër-produktive. Makron e di se NATO mbetet e domosdoshme, dhe se instrumentet e reja – Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, Fondi Evropian i Mbrojtjes, Rishikimi i Koordinuar Vjetor i Mbrojtjes dhe Nisma e Ndërhyrjes Evropiane – do ta forcojnë aleancën.
Megjithatë, siç vëren eksperti Fransua Heisburg:?Ka një problem real, dhe një rrezik të një profecie vetë-përmbushëse, kur Trump dhe Makron, thonë gjëra të ngjashme në lidhje me Nenin 5, sidomos në një kohë kur nuk ka asnjë dakordësi, dhe as kapacitete të duhura evropiane në NATO?.
Gjatë mandatit të tyre, të gjithë presidentët francezë kanë mbajtur një fjalim historik mbi vizionin e tyre për mbrojtjen bërthamore franceze. Fransua Holond, deklaroi në vitin 2015, se vetë ekzistenca e arsenalit bërthamor francez, është një kontribut i fortë dhe thelbësor për Evropën.
Pyetja kryesore është nëse Makron, është i gatshëm ta hedhë një hap më tej:A mund që jetë ende e besueshme garancia bërthamore e SHBA për Evropën, dhe a do të jetë Franca e gatshme ta zëvendësojë atë? Në një studim të Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, mbi qëndrimet e vendeve evropiane ndaj mbrojtjes bërthamore, të anketuarit nga rajoni i Balltikut dhe Evropës Lindore shprehin mosbesim tek Franca.
Prandaj, nëse do që të zëvendësojë SHBA-në, si ofruese e një ?mburoje bërthamore? për Bashkimin Evropian, Franca do të duhet të lodhet jo pak, për të fituar besimin e partnerëve të saj. Termi që dominonte në intervistën dhënë për ?The Economist?, është sovraniteti strategjik evropian.
Makron druhet se Evropa do të margjinalizohet, në një botë ku po rriten fuqitë autoritare, ku në skenën botërore do të dominojë dyshja SHBA-Kinë, dhe ku legjitimiteti i sistemit shumëpalësh po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. Ai beson se Evropa mund ta ruajë fuqinë e saj, vetëm duke e forcuar sovranitetin e saj në mbrojtje dhe teknologji, teksa e lufton populizmin përmes krijimit të një kontrate të re sociale me qytetarët.
Dhe e gjitha kjo kërkon reformimin nga brenda të BE-së. Fakti që Makron ndezi një debat mbi këto çështje, është një sukses në vetvete. Por nëse do të arrijë synimet e veta ?Metoda Makron?, duhet t?i kushtojë më shumë vëmendje partnerëve kryesorë evropianë dhe atyre të NATO-s.
Kjo është e vërtetë, duke pasur parasysh frikën e presidentit francez, që ne jemi dëshmitarë të fundit të një rendi botëror, dhe hegjemonisë perëndimore që pasoi rënien e Murit të Berlinit. Nëse do që të ndihmojë në ndërtimin e një rendi të ri botëror, në të cilin të jetë vetë një fuqi gjeopolitike, Evropës do t?i nevojitet e gjithë ndihma që mund t?i jepet./Përshtatur nga CNA.al
Një i dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin Ajouas në Sh...
Ish-Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva doli të p...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas takimit të ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se N...
Në kryeqytetin gjerman përkujtohet sot rënia e Murit të Berl...
Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në lu...
Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar ...
Në një intervistë me revistën The Economist, të publikuar të...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë mbrëmjen e sotme....
Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në lu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezult...
Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonj...
Zona e Kallamatës në Greqi, është goditur ditën e sotme nga ...
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni ka dhë...
Presidenti i Francës Macron dhe Presidenti i Kinës Xi kanë n...
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në stacionin policor...
Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe...
Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin për Brexit në vit...
Në raportin më të fundit të organizatës”Freedom House”, me s...
Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...