Përkujtohet rënia e Murit të Berlinit
Në kryeqytetin gjerman përkujtohet sot rënia e Murit të Berl...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet. Komentet e tij vijnë një ditë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron dhënë revistës The Economist se aleanca është në vdekje klinike, komente që u hodhën poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Zoti Pompeo tha se aleanca është ndoshta një nga më të rëndësishmet “në të gjithë historinë e derisotme”.
Pas fjalimit në Berlin, sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është e vjetëruar ose klinikisht e vdekur. Ai u përgjigj se pas 70 vjetësh, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme.
“Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetëruar,? tha ai.
Në fjalim, zoti Pompeo kritikoi trajtimin e Rusisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe tha se taktikat e Kinës duhet të jenë mjaft të njohura për njerëzit e ish-Gjermanisë Lindore. Ai tha se vendet e lira janë në konkurrencë vlerash me vendet më pak të lira.
Zoti Pompeo ndodhet në Gjermani në prag të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra nga rënia e Muri në vitin 1989, zoti Pompeo tha se “Perëndimi dhe të gjithë ne humbëm rrugën në muzgun që ra pas atij momenti krenar“.
“Ne menduam se mund t’i zhvendosnim burimet tona larg aleancave dhe ushtrive tona, por e kishim gabim,? tha ai.
“Sot, Rusia udhëhiqet nga një ish oficer i KGB-së, dikur i stacionuar në Dresden. Ajo pushton fqinjët dhe vret kundërshtarët politikë”.
“Ne nuk duam që furnizimet me energji të Evropës të varen nga Vladimir Putini,” shtoi ai, duke iu referuar tubacionit të gazit Nord Stream 2 i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.
Zoti Pompeo tha se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave.
“Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huawei nuk mund të besohet plotësisht“, tha ai.
Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës e kritikoi zotin Pompeo për komentet e tij të mëparshme në adresë të Partisë Komuniste Kineze, duke thënë se komentet ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe kishin nxjerrë në pah ?qëllimet e tij të errëta? siç i cilësoi ajo./VOA
Në kryeqytetin gjerman përkujtohet sot rënia e Murit të Berl...
Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në lu...
Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar ...
Në një intervistë me revistën The Economist, të publikuar të...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë mbrëmjen e sotme....
Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në lu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezult...
Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonj...
Zona e Kallamatës në Greqi, është goditur ditën e sotme nga ...
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni ka dhë...
Presidenti i Francës Macron dhe Presidenti i Kinës Xi kanë n...
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në stacionin policor...
Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe...
Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin për Brexit në vit...
Në raportin më të fundit të organizatës”Freedom House”, me s...
Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të...
Presidenti i ri i Palamentit Evropian David Sassoli ishte të...
Zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, marrëdhëniet midis Serbi...
I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkani...
Një shqiptar nga Kosova, i humbur prej katër ditësh, është g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...