web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

11 Nëntor 2019, 19:28, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

?Në lagjen ?Shënkoll?, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.?, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga