Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Policia e Shtetit ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore grabitjen e 110 milion lekëve nga një filial i Postës Shqiptare në Krujë.
Përmes një konference për shtyp, Policia e Shtetit informon se ka arrestuar 3 persona përgjegjës për grabitjen e kasafortës së Postës Shqiptare, Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë.
Mësohet se, personat janë pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet të theksuar në fushën e krimeve ndaj personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve.
Po ashtu, bëhet me dije se janë ndaluar edhe 2 shtetas të tjerë për veprën penale ?Moskallëzim Krimi?, si dhe janë sekuestruar lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar ?Filiali?.
Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë.
Sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.
Ndalohen tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve.
Ndalohen edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.
Më datë 04.11.2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.
Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?Filiali?, në kuadër të të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje.
Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç.
Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.
Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.
Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.
Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.
Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.
Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.
Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.
Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.
Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë kriminale.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./CNA.al
Ja pamjet e operacionit "Filiali", për zbardhjen e vjedhjes së filialit të postës shqiptare në Krujë, nga një grup i strukturuar kriminal.Sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.Ndalohen tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.DVP Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e vjedhjes dhe finalizoi operacionin â??Filialiâ?.Pas kontrollit në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Policia zhvilloi gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes, një shumë të konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.Po nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit dhe të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.Gjithashtu, u bë ndalimi edhe i shtetasve B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.Vazhdon hetimi për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.
Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 7. November 2019
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga takimi me të rinjtë në Vlorë...
“Vendimi negativ i Këshillit Evropian për negociatat, impono...
Kreministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është ...
Kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi në Vlorë me të rinjtë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vjim të turit të...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në emi...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në “45...
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me p...
“NATO ndodhet në prag të “vdekjes””, kështu është shprehur n...
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pasi pres...
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe njëherazi lider i PD...
Vështirësitë dhe problemet me transportin publik në Tiranë n...
Partia Demokratike i është përgjigjur propozimit të PS që ad...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të autorëve ...
Pas lirimit të Alvin Berishës nga kampi në Siri, ish ministr...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj mendon se kthimi i A...
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë Këshillit të E...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj është shprehur sot jo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...