Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report TV ka komentuar 6 pikat që partia e tij politike ka paraqitur si propozim për Reformën Zgjedhore. Sipas Përmetit, ky draft, tashmë i protokolluar, është një mënyrë për mbajtjen e zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë komenteve në studio për një ngjashmëri të këtyre pikave me disa nga pikat e propozuara të Partisë Demokratike, deputeti Përmeti shprehet se Bindja është e gatshme të bisedojë me PD-në për një propozim të përbashkët, sapo ajo të ketë një draft përfundimtar gati.
“Së pari, ne kërkojmë depolitizim të komisioneve; Mendojmë se me depolitizimin e KQZ nuk do të ketë më probleme me numërimin e votave gjatë zgjedhjeve.
Së dyti, do të preferonim një sistem zgjedhor administrativ të kryer nga persona që janë jashtë politike, dhe pjesmarrja e këtyre personave që do të mbikqyrin procesin do të jetë me short dhe e detyruar. Duke qenë se këta persona do të jenë me pozicione të caktuara në administratë, si avokatë, mjekë etj, në rast se kryen krim zgjedhor do të rrezikojnë heqje license. Në këtë mënyrë, ky penalizim do t’i pengojë ata të mos korruptohen dhe të kryejnë parregullsira gjatë procesit.
Së treti, votimi i detyruar; Ideja jonë në këtë pikë është që qytetari të ketë detyrimin që të paktën një herë në 3 zgjedhje rresht të mund të votoj. Pra duke qenë se qytetarët nuk besojnë më në zgjedhje dhe se mendojnë se për këdo që do të votojnë prap rezultati është i paracaktuar, një detyrim i tillë do të bënte fillimisht që ata të votonin dhe më pas pak e nga pa do t’iu kthehej besimi tek sistemi. Kjo do të mund të funksiononte nëse qytetarët do të kishin një librezë ku të shënohej pjesëmarrja e tyre në zgjedhje. Stimuli për pjesëmarrjen e tyre të ishte ndonjë bonus apo penalitet i vogël. Këtë shembull e ndjek edhe Greqia dhe funksionon më së miri, nuk është se jemi rasti i parë.
Së katërti, ligji për partitë politik; Në Shqipëri nuk ka parti politike që të funksionojnë si institucione publike, por janë më shumë si pronë e dikujt. Prandaj nevoitet një ligj që të detyroj demokracinë brenda partive. Kemi parti që kanë 30 vjetë që nuk kanë bërë zgjedhje dhe vijojnë me po të njëjtin kryetar.
Së pesti, kufizimi i pushtetit të kryeministrit deri në 2 mandate, pra në 8 vite; Kjo sjell një të mirë të madhe sepse sa më gjatë të rrinë në pushtet aq më arrogant bëhen dhe pretendojnë shumë gjëra, pasi që dukë qenë se janë të korruptuar mendojnë edhe për një mandat të tretë. Dy mandate do t’i nxiste të punonin dhe duke qenë se janë në dijeni për fundin e pushtetit do të merrnin masa me qëllim që të mos t’i linin gjërat përgjysmë pasardhësit të tyre. Natyrisht këtu bëhet fjalë për kufizimin e pushtetit për një individ, jo për partinë që ai përfaqëson. Partia më vonë nëse fiton shumicën me një person tjetër si kandidat, mund të qeveris sërish.
Dhe së fundmi, ne, po ashtu, kërkojmë një qeveri tranzitore rreth 100 ditë para hyrjes së Shqipërisë në zgjedhje; Bëhet fjalë për çdo zgjedhje, jo vetëm për këto zgjedhje sikurse pretendon Partia Demokratike. Kjo bëhet për të evituar parregullsitë që mund të shkaktohen gjatë procesit të zgjedhjeve, nga partia që ka mazhorancën dhe që është në pushtet. Dhe do të ishte mirë që kjo parti të drejtohej ngë një person kushtetues si për shembull kreu i Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Andi Përmeti./CNA.al
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në “45...
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me p...
“NATO ndodhet në prag të “vdekjes””, kështu është shprehur n...
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pasi pres...
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe njëherazi lider i PD...
Vështirësitë dhe problemet me transportin publik në Tiranë n...
Partia Demokratike i është përgjigjur propozimit të PS që ad...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të autorëve ...
Pas lirimit të Alvin Berishës nga kampi në Siri, ish ministr...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj mendon se kthimi i A...
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë Këshillit të E...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj është shprehur sot jo...
Kreu i Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj, ka tregua...
Ish deputeti i PD, Klevis Balliu vazhdon të këmbëngulë për d...
Një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendoste ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli sot, më 7 nëntor, m...
Ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama ...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka dalë sot në një dekla...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me lobistin e P...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...