web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të rinjtë në skamje dhe papunësi/ Shqipërisë i ikën truri 

6 Nëntor 2019, 13:27, Sociale CNA

Raporti i 2-të Kombëtar ?Rinia në Shqipëri 2019? tregon se vendi ynë vazhdon të mbetet ndër vendet e para në Europë për papunësinë e të rinjve, largimin e trurit, vrasjen e vajzave dhe varfërinë studentore!

CRCA/ECPAT Shqipëri, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri ? ANYN dhe
Child and Youth Policy Hub, me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri ? ACE, prezantuan
sot Raportin e 2-të Kombëtar ?Rinia në Shqipëri 2019?.

Raporti kërkon të informojë në mënyrë të posaçme politikë-bërësit, institucionet shtetërore dhe vetë të rinjtë mbi situatën e rinisë në Shqipëri, problemet e identifikuara si dhe të rekomandojë zgjidhje për institucionet përkatëse.

Raporti i 2-të Kombëtar ?Rinia në Shqipëri 2019?, ndër të tjera evidenton disa nga gjetjet më kritike
të adresuara nga vetë të rinjtë, si më poshtë:
? Niveli i lartë i papunësisë së të rinjve e të rejave në Shqipëri, nivel ky që varion nga 20.9 %
në vitin 2019, sipas INSTAT, në 32.8% sipas ILO-s, ndërkohë që sipas Anketës Kombëtare
?Rinia në Shqipëri 2019?, 73% e të rinjve të intervistuar e kanë adresuar atë si problemin e
tyre më shqetësues.

? ?Ikja e trurit të të rinjve? e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për dëshirën e të
rinjve për të ikur dhe studiuar jashtë vendit. 35% e studentëve me një diplomë Bachelor
dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa niveli
i gjendjes ekonomike të studentëve shqiptarë është sërish në përmasa alarmante, krahasuar
me vendet e tjera. Largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e
vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë.

? Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vrasjet e vajzave dhe grave, ku situata
e dhunës me bazë gjinore është më alarmante. Të dhënat e organizatave të ndryshme
kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se 88.8% e grave dhe vajzave në Shqipëri janë të
dhunuara nga të gjitha format e dhunës dhe 65% e tyre e kanë përjetuar dhunën në
familje ose nga partneri. Nëse do t?i referohemi dy viteve të fundit numri i vajzave
(grupmosha 15-29 vjeç) të vrara nga partnerët e tyre shkon në 7 vajza.

Sidoqoftë, vlen për tu theksuar fakti pozitiv, se ka një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që janë
ndërgjegjësuar dhe kanë marrë guximin të denoncojnë dhunën ndaj tyre pranë Policisë së
Shtetit, dhe kjo shifër arrin në rreth 8000 raste që kanë marrë urdhër-mbrojtjeje në vit,
duke u rritur me mbi 200 raste të reja, vajza që arrijnë të denoncojnë dhunën nga viti 2018
në vitin 2019.

? Kushtet social-ekonomike në të cilat jetojnë të rinjtë në Shqipëri, kanë sjellë rritje të
kriminalitetit rinor. Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së
prerë janë dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

? Varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërbejnë si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe
ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin. Raporti i Komisionit Europian i vitit 2018
thekson se nga 144 shtetas shqiptarë që shkuan në Siri dhe Irak për luftuar në konfliktet e
armatosura. 73 vetë (përfshirë 18 luftëtarë dhe 55 anëtarë të familjeve), mes tyre fëmijë,
të rinj e të reja që gjenden ende në zonat e luftës. Ndërsa Raporti më i fundit i vitit 2019,
sheh shqetësues rritjen në Shqipëri të radikalizmit fetar online.

? Në nivel kombëtar, 62% e të rinjve nuk kanë besim te partitë politike shqiptare, ndërsa
rreth 57% e tyre vlerësojnë me zero pikë punën e pushtetit vendor dhe sektorëve të
rinisë. Rritja e mosbesimit ndaj politikës dhe konfliktualitetit që ushtroi ngërçi parlamentar
e politik, krijuan terrenin e mos-ushtrimit të së drejtës së votës për të rinjtë. Në zgjedhjet e
fundit vendore mbi 50% e të rinjve nuk kishin dëshirë të votonin.

Përgatitja e këtij raporti është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe për mbarë lëvizjen
rinore. Është hera e dytë që lëvizja rinore bëhet së bashku, me qëllim monitorimin dhe vlerësimin e
punës së institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, për të rinjtë dhe impaktit që politikat
shtetërore kanë patur te të rinjtë dhe lëvizjen e tyre në Shqipëri.

Raport i 2-të Kombëtar ?Rinia në Shqipëri 2018-2019?, ndër rekomandimet e tij kryesore rendit:
Për Kuvendin e Shqipërisë:
– Të krijojë Nën-Komisionin Parlamentar për Rininë në Kuvendin e Shqipërisë.
– Të nxisë mbështetjen e bizneseve të drejtuara nga të rinjtë;
Për Qeverinë dhe Këshillin e Ministrave:
– Të krijojë programeve të reja për nxitjen e punësimit të djemve dhe vajzave si dhe të
mbështesë bizneset rinore, me fokus të veçantë të rinjtë e grupeve vulnerabël.
– Hapjen e programeve për mbështetjen në komunitet të të rinjve, si për fuqizimin e tyre
ashtu edhe për ata të rinj që kanë sjellje anti-sociale apo kriminale, për t?i krijuar mundësi
për t?u rehabilituar dhe integruar në shoqëri.
– Hartimin e Planit të Ri të Veprimit për Rininë dhe miratimin në buxhetin e Ministrisë së
Arsimit e zërit buxhetor për Rininë, ku ai të zerë 10% të totalit të fondeve të gjithë
ministrisë.

Për Bashkitë në Shqipëri:
– Të krijohen Sektorët e Rinisë, dhe Këshillat Bashkiakë duhet të miratojnë një zë specifik
buxhetor për të financuar programet dhe nismat rinore të organizatave dhe grupimeve
rinore;

– Në çdo Bashki të vendit duhet të përgatiten dhe miratohen Planet Lokale 3-5 vjeçare të
Veprimit për të Rinjtë, për të adresuar atë që mungon në politikat publike vendore
– Përfaqësuesit e bashkive në bashkëpunim të plotë me Këshillin e Ministrave dhe ministritë e
linjave, të punojnë, organizojnë e financojnë shërbime të mirëfillta komunitare të
domosdoshme për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.

Për organizatat rinore të shoqërisë civile:
– Të ushtrojnë më tepër presion dhe të krijojnë mekanizma të llogaridhënies dhe monitorimit
të të zgjedhurve publikë, institucioneve të pushtetit lokal dhe atyre qendror për problemet
dhe shqetësimet e rinisë;
– Të ndërmarrin fushata informuese kombëtare mbi të drejtat e vajzave dhe respektimin e
tyre në shkollë, komunitet, familje e shoqëri dhe të jenë më të ndjeshme dhe të punojnë më
tepër për parandalimin dhe reduktimin e gjuhës së urrejtjes mes të rinjve në Shqipëri;
– Organizatat rinore në vend, duhet të ndërmarrin fushata sensibilizuese dhe të mbështesin
më tepër nisjen e start-up rinore për nxitjen e punësimit të të rinjve në mbarë vendin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga