Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së/ Zbulohet emri që kandidon përballë Nokës
Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbled...
Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbled...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.
Gazetarët e ?Fiks Fare? verifikuan disa nga emrat e pretenduar, ku rezultoi se në një dokument të datës 30 janar 2019, firma që po ndërton HEC-in i ka çuar Bashkisë Tepelenë një listë me emra që kanë qenë pro ndërtimit. Nga verifikimi rezultoi se kanë firmosur të gjithë pjesëtarët e familjes Fatia, madje edhe dy fëmijët e mitur. Ndërkohë, në listë janë edhe pjesëtarët e familjes Rrapi, të cilët janë prej kohësh në Tiranë. Në listë është edhe emri i z.Çelo Çela, firma e të cilit, sipas banorëve është e falsifikuar.
Ndërkohë, edhe emrat e Rudjan Dhromit dhe Qazim Elmazit janë në këtë listë, madje kanë firmosur. Por, sipas banorëve, këta nuk kanë qenë dakort, madje kanë firmosur edhe te peticioni i banorëve që janë kundër këtij HEC-i. Në listë ishte edhe emri i z.Kelian Gjinushit, madhe edhe firma e tij. Keliani tha për gazetarët e Fiks Fare se nuk ka firmosur në këtë listë. ?Më dënoni me burgim të përjetshëm nëse është firma ime kjo në listë? tha ai. Sipas tij, në listë është edhe emri i nënës së tij, Festimes, por i kanë falsifikuar firmën. Gazetarët verifikuan se edhe firma e z.Igli Miha është false, apo edhe e Kajtaz Rulit. Në listë janë edhe dy të mitur E. Groshi dhe O.Groshi.
Sipas kryeplakut Irfan Çela, në listë janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë. Përkatësisht e Asllan Gjinushit dhe Xhixho Groshit. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit Hormovë dhe konstatuan se këta dy persona kishin ndërruar jetë. Në listë ishte edhe emri i z.Baki Kuça.
?Nuk jam dakort për ndërtimin. Nuk e di kush e ka vendosur emrin tim. Unë jam liruar pak ditë më parë. Kam qenë 8 vite në burg, askush nuk më ka pyetur jam pro apo kundër. Nuk e di kush e ka vënë emrin tim. Në listë është emri i bashkëshortes time si dhe i dy fëmijëve të mi, që janë në Greqi dhe Angli? thotë ai, ndërsa thotë se është totalisht kundër.
Banorët e fshatit Hormovë i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kërkuar ministres Belinda Balluku anulimin e lejes së dhënë. Në datën 25 tetor, ministria i ka kthyer përgjigje banorëve dhe i informon se ka pasur një letërkëmbim me firmën ?Hidro Termo?, ku kjo e fundit i ka dërguar edhe një dokument të datës 17 shtator 2019. Në këtë dokument, ndër të tjera, firma i thotë ministrisë se ?jemi konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në firmat që ne kemi është edhe firma e kryetarit të fshatit, ajo e kryetarit të Njësisë Administrative dhe e kryetarit të Bashkisë Tepelenë?.
?Fiks Fare? pyeti të tre këta persona. Irfan Çela, kryetar i fshatit Hormovë, tha se nuk ka firmosur. Ndërkohë, Leonidha Shumeli, kreu i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, tha se ?nuk ka firmosur askund?. Sipas tij, emrin e tij e ka përdorur firma.
Gazetarët e Fiks Fare pyetën edhe kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. I pyetur nëse ka firmosur apo jo për ndërtimin e HEC-it, ai tha se jo, madje për këtë akuzë do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme. Sipas Peçit, janë 17 emra që janë edhe në peticionin e banorëve dhe në listën e firmës. I pyetur se disa thanë se i janë falsifikuar firmat, kryetari tha se ?ta verifikojnë institucionet përgjegjëse?. Në fund, ai tha se është me banorët, ndërkohë pohoi se pa konsultimin e firmës me banorët, firma nuk duhet të veprojë./Tch
Gazetari investigative i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ësht...
Për gazetarin investigative të kronikës së zezë, Artan Hoxha...
Që prej tre ditësh Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) nuk orf...
Në emisionin “Stop” në Tv Klan u trajtua këtë të martë çësht...
Pronën e një zotërie tani e gëzon dikush tjetër vetëm se u t...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Shërbimi i dobët dhe mungesa e aparaturave në spitalet shtet...
Emisioni “Fiks Fare” ka trajtuar disa herë denoncimet e shum...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik mesazhin e një...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi ka...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Ali Kapxhiu nga Lushnja vuan prej 9 vjetësh nga diabeti dhe ...
Njëmbëdhjetë nxënësit e shkollës “Tefta Tashko” në Korçë, ka...
Mjekët e spitalit të Librazhdit edhe pse figurojnë dhe paguh...
Në dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
1. Që nga viti 2014 qeveria nuk ka zbatuar asnje marrë asnj...
Emisioni “Fiks Fare”, sjell mbrëmjen e sotme skandalin e e p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...