Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një studim i ri, ka arritur në përfundimin se aktiviteti e tepërt fizik, mund të jetë e dëmshme për zemrën tuaj. Rezultatet janë befasuese, duke pasur parasysh që deri më sot pasiviteti është lidhur me rreziqe shëndetësore si obeziteti, sëmundjet e zemrës, diabeti i Tipit 2, dhe një mori sëmundjesh të tjera kronike.
Studimet e mëparshme mbi ndikimin e stërvitjes fizike, ishin përqendruar vetëm mbi sa pak ose sa shumë aktivitet duhet, për të pasur një shëndet optimal. Tani shkencëtarët po hulumtojnë të kundërtën. Ata janë duke eksploruar ndikimin afatgjatë në trupin tonë të stërvitjes intensive.
Rezultatet sugjerojnë, se mund të ketë një nivel optimal ushtrimi fizik midis pasivitetit dhe aktivitetit intensiv, të shoqëruar me më pak ose më shumë rreziqe të ndryshme shëndetësore.
Studiuesit në SHBA, kryen një studim gjatë një periudhe 25 vjeçare, që shqyrtoi zhvillimin e sëmundjes së arterieve koronare (CAC), në raport me intensitetit të aktivitetit fizik.
Rezultatet treguan se ata që kishin marrë pjesë në aktivitete fizik, që ishte dukshëm më intensive se Udhëzimet Kombëtare të Aktivitetit Fizik, kishin një rrezik të shtuar të zhvillimit të CAC kur mbërrinin në moshën e mesme. Studimi vëzhgoi 3.200 njerëz gjatë 25 viteve, duke e nisur testimin në kohën kur ata ishin të rinj të rritur.
Përmes skanerit, studiuesit matën pllakat që përmbajnë kalcium, të cilat vepronin si një parashikues i CAC. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe, sipas nivelit të aktivitetit të tyre fizik, dhe u egzaminua rreziku i CAC në lidhje me këto grupe.
Rezultatet treguan se njerëzit që merren me aktivitet fizik, që e tejkalon me të paktën 3 herë sasinë e rekomanduar, kishin një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare.
Kjo ndodhte kur sasia e stërvitjes intensive fizike, ishte 3 herë me e madhe se 150 minutat e rekomanduara të veprimtarisë javore me intensitet mesatar, ose 75 minuta aktivitet javor me intensitet të fuqishëm.
Studimi zbuloi gjithashtu, se rreziqet që lidhen me stërvitjen fizike ekstreme, ishin më të spikatura tek pjesëmarrësit e bardhë. Ata kishin një rrezik 80 për qind më të madh të zhvillimit të CAC. Efektet ishin gjithashtu më të mëdha tek burrat e bardhë, se sa gratë e bardha.
As ata që ushtroheshin fizikisht më pak, nuk ishin të sigurtë nga rreziqet shëndetësore. Ky grup kishte një rrezik të rritur të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut dhe diabetit të Tipit 2 në moshën e mesme, duke dëshmuar se stërvitja e tepërt dhe stërvitja e pakët ashtu edhe ajo e tepruar ka rreziqet e veta për shëndetin.
Kjo sugjeron, se optimale është një nivel i moderuar i ushtrimit fizik. Në një studim tjetër, studiuesit në Paris, vëzhguan 10.000 njerëz gjatë një periudhe 10 vjeçare. Ata shqyrtuan ndikimin e aktivitetit fizik tek shëndeti i tyre. Dhe zbuluan, se aktiviteti fizik sportiv me intensitet të lartë, shoqërohej me përfitime shëndetësore. Dhe ndërkohë ishte aktiviteti fizik në punë, ai që paraqiste një kërcënim për shëndetin një periudhë afatgjatë.
Njerëzit, punët e të cilëve kërkonin një ushtrim të rregullt fizik, si ngritja e peshave të rënda, ishin më të rrezikuar të prekeshin nga barorefleksi nervor anormal, si dhe nga një ngushtim i arteries, dy faktorë që kanë një ndikim negativ në shëndetin kardiovaskular.
Ata sugjerojnë që një aktiviteti fizik kronik i madh në punë, mund të përbëjë një kërcënim për shëndetin. Ndikimi i përfshirjes në një aktivitet fizik intensiv dhe të rregullt me kalimin e kohës, nuk është kuptuar ende plotësisht, pasi kërkimet në këtë fushë janë ende të kufizuara.
Gjithsesi, treguesit e hershëm sugjerojnë që ushtrimi i tepërt (3-fishi i sasisë së rekomanduar), është i lidhur me një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve të arterieve koronare./ News-medical-Përshtatur nga CNA.al
Ambasada e SHBA në Tiranë vijon të publikojë meszhe të forta...
Situatën e krijuar pas atentatit më të fundit të ndërmarë nd...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, është...
I lidhur në vija online me emisionin “Open” të mbrëmjes së s...
“Korrupsion apo plumba me drejtësinë?” ka qenë pyetja drejtu...
Avokat-politikani Spartak Ngjela thotë se SHBA dhe Gjermania...
“Një nisje plotë energji…”, kështu e ka komentuar kreu i Par...
“Katastrofë, katastrofë…”, këshu është shprehur referuar Ref...
Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit m...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “News 24” teksa ka folur ...
“Lulzim Basha iu nxjerr të palarat të gjithë këtyre”, kështu...
Ish prokuri përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar d...
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, në një deklaratë pë...
Ndërsa flet për emërimin e drejtorëve në Shkodër, garancia p...
“Nuk ka më vendosje drejtuesish kush paguan çmimin më të lar...
Sot Lulzim Basha e ka nisur turin e tij kombëtar të shpresës...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me ...
Ish deputeti Klevis Balliu, teksa fliste për çështjen e Unaz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...