web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati mafioz/ KLP ia dorëzon Qeverisë prokurorin Ndoja

3 Nëntor 2019, 14:24, Kronika CNA

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, dy ditë më parë u sulmua me breshëri kallashnikovi, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Ende pa marrë udhë hetimet, reagimet ishin të shumta, si nga palët politike, gazetarë të kronikës apo dhe nga ish drejtues të Policisë.

Fillimisht në media u hodh version se prokurori Ndoja kishte deklaruar nga spitali, se i njihte autorët, më pas në media u servir një tjetër informacion, duke iu referuar dëshmisë së prokurorit se sulmi nuk ka qenë ndaj tij. Duke lënë të kuptohet se kishte lidhje me personat, të cilët gjendeshin në makinën e prokurorit dhe që janë lakuar si persona me predentë penalë.

Policia u aktivizua menjëherë, në vendgjarje mbërriti edhe numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndërkohë kanë munguar reagimet nga mekanizmat kontrollues të prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme ka heshtur, ndërsa sot KLP, pas reagimit të gazetarëve ka dalë me një deklaratë, e cila vetëm me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, s?ka lidhje.

KLP, mund të thuhet se ka dalë në krah të Qeverisë, duke i bërë fresk me një apo dy fjali. Për lidhjen e krimit me prokurorin Arjan Ndoja, duhet të flasë drejtësia dhe jo Qeveria, nëse politika do të mundet t?i mbajë duart larg prokurorive dhe gjykatave. Mirëpo KLP, është mjaftuar duke thënë se i ka ndjekur më vëmendje deklaratat e Qeverisë.

?Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore?, thuhet në reagimin e KLP-së.

Më tej KLP, inkurajon Qeverinë që ta denoncojë prokurorin Ndoja tek Krimet e Rënda. ?Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut?, vijon regimi i KLP-së.

Dhe për ta përfunduar KLP, nuk është se granton prokurorët për siguri, pasi derisa Arjan Ndoja nuk është i akuzuar ligjërisht për ndonjë shkelje, atentati ndaj tij, është dhe një këmbanë alarmi për prokurorët e tjerë.

?Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë. Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë?, përfundon deklarata e KLP-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga