SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Në qarqet gazetareske prej disa muajsh qarkullon një informacion për një ftohje të madhe mes ish-deputetes Grida Duma dhe kreut të Republikës së re, Lulzim Basha.
Duma është një nga produktet e drejtpërdrejta në projektin e tij të deformimit të PD-së dhe kthimit në Republikë e Re. Është një prurje, e cila mori hapësirë pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013 dhe një figurë e sponsorizuar në dy drejtime. Nga një universitet privat dhe një tjetër histori private. Grid aka qenë një zëvendër minister skandalesh, që fillonin nga ndërtimet, tek kreditë, dhe përfunduan tek dorëzimi në zyrën e Saimir Tahirit për disa orë, pas vrasjes së një bankieri të famshëm në Tiranë.
Por e djeshmja është historia dhe lidhjet e saj të erta, ndërsa sot jermi përballë detajeve psë Duma është kthyer në kritike. Detajët janë ato që na tregojnë pse ajo është vërsulur kundër Lulzim Bashës, dhe pse Luli i ka vërsulur sharrësit e tij me dhe pa pagesë në rrjetet sociale.
Në fakt po ta dëgjoje me vëmendje tek emisioni i Sokol Ballës, Grida, kishte një qëndrim të hapur kundër Lulzim Bashës, në lidhje me listat, në lidhje me protestat, në lidhje me djegien e mandateve dhe shumë aksione të tjera të opozitës. Por, tregohet e kujdesshme në artikulimin e saj.
Në fakt në qoftë se i merr një e nga një të gjitha ato që thotë Grida, janë fakte të përdorura, të thëna e stërthëna me qindra herë në këto gjashtë vite që Lulzim Basha drejton PD-në. Janë thënë që ditën e parë që Luli ka marrë drejtimin.
Janë disa fjalime spektakolare të Sokol Olldashit në parlament. Janë disa qëndrime të forta të Astrit Patozit, të Majlinda Bregut, të Jozefina Topallit, të Mesila Dodës, etj.
Le të kujtojmë më pas qëndrimet e Ridvan Bodes, Sherefedin Shehut, Tomor Alizotit etj. Janë qëndrime të dhjetëra e dhjetëra emrave dhe personazheve të tjerë politikë, përfshirë këtu edhe një pjesë të atyre që janë ende sot në seli me Lulzim Bashën.
Janë qëndrimet që erdhën për një periudhë të ndarë në dy kohë. Janë ata që i qëndruan Lulzim Bashës që në hapat e tij në 2013, kur u bë kryetar, kur nuk po mundte dot të organizonte PD-në në bazë, kur filloi të bënte zgjedhje të copëzuara në degë. Janë ata që e kritikuan që në proçesin e parë të manipulimit të votave në 2013, kuptohet me ndihmën e liderit historik, Sali Berisha.
Më tej, ishte një frymë kritike që i jepte Lulzim Bashës një orientim të qartë. Të mos gabonte dhe të mos nxitohej, por edhe të mos flinte gjumë. Sikundër ndodhi me sjelljen e tij politike, e cila ishte një herë shpërthyese dhe një herë gjumashe.
Në këto kohë Grida ishte pro dhe vetëm pro Lulzim Bashës. Ndodhi katastrofa elektorale e vitit 2017. Ajo për herë të parë bëhet deputete. Merr një mandat, e vendosur në një listë fituese. Ndoshta të merituar në një listë të mbyllur, por aspak e tillë po të shihen kontributet dhe vlerat e elitës së partisë, ashtu siç vërtetë pretendonte Grida Duma.
Duhet të ishte ndoshta shumë më poshtë në listë. Duhet të kishte pritur ndoshta të kontribuonte shumë më tepër ajo, Salianji që ka nga pas, çuni i Fahriut, e shumë e shumë të tjerë. Apo edhe ndonjë tjetër që sot është ?kritik?, apo që është djegur nga ?qulli? i Lulzim Bashës.
Tani Grida ka filluar t?i fryejë edhe kosit, pasi ka disa detaje problematike, me karrierën e saj politike dhe ka frikë se Luli mund ta hedhë në kosh..
Pas asaj që thamë më sipër ka ndodhur historia e 2017-ës, humbja në PD. Momenti kur kërkohej moral dhe qëndrim dinjitoz nga të gjithë. Çfarë do veprohej dhe si do të silleshin njerëzit me Lulzim Bashën? A do mbahej qëndrim i drejtpërdrejtë? A do mbështetej demokracia në parti? A duhet të kishte zgjedhje?
Në fakt Grida u rreshtua nga ?ngrirja?, pra tek e pavëerteta dhe manipulimi, që ndodhi jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, me rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Më pas vazhdoi në të gjitha degët e vendit dhe atëherë Grida nuk mbështeti asnjë nga linjat kritike. Atë që thamë më sipër të senatorëve të vjetër të partisë, por edhe një grupi të rinjsh ku përfshihej Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Leonard Olli, Fabjan Topollaj e dhjetëra e dhjetëra të tjerë, të cilët përgatitën një platformë ku kërkonin ndryshime të forta statutore në parti dhe heqje të kompetencave të kryetarit si dhe një garanci më e madhe për gjithëpërfshirje dhe vendimmarrje në PD.
Edhe në atë kohë Grida Duma qëndroi pas Lulzim Bashës. Ashtu qëndruan edhe shumë të tjerë derisa filloi krisja.
Le t?i themi detajet.
Kur në qarqet mediatike qarkullonte ftohja e Gridës me Bashën, gjithçka fillonte me qëndrimet e thëna prej saj në kryesi. Apo disa mendime të saj të cilat në fakt dukeshin më shumë si shpërblime.
Disa gjëra filluan dhe me kryesinë, me rizgjedhjen e saj, ku Grida Duma nuk fitoi, por u dorëhoq Ervin Salianji, i cili ishte në pragun e një vote si anëtar kryesie dhe me një marrëveshje me Jemin Gjanën, Grida Duma futet në kryesi.
Humbjen e saj ajo e ka faturuar të gjithën tek Lulzim Basha dhe orientimi I votës prej tij. Në qarqet jo publike mediatike dhe politike, ajo artikulon fort kundër kreut të PD-së. E quan të paaftë dhe mosmirënjohës. Kërkon më shumë shpërblim për vete, për Ervin Salianjin dhe për disa personazhe të tjerë që për një kohë të madhe kanë qënë kosto dhe vetëm kosto për Lulzim Bashën.
Mesa duket në rolin e ?shantazhit?, Grida kërkon të marrë një shpërblim të shpejtë dhe të qëndrojë fort në politikë, pasi tashmë e ka kuptuar se fati i saj do të varet nga humori i Lulzim Bashës. Humor, i cili vjen nga sjellja e kunatit apo gruas së tij.
Në korridoret e kafeve të zyrave ku qëndronte Grida kohë më parë. Po, pikërisht në kafet apo korridoret e zyrave të kunatit të Lulit, që drejtohet nga bashkëshortja e Lulit.
Mesa duket ka pasur një thyerje të fortë midis dyshes Duma-Salianji dhe familjes dhe tashmë bukuroshja në shkëlqim e Republikës së Re e ka kuptuar se karriera e saj është në dyshim. Luli mund të mos e vërë më në listë. Ajo kërkon lista të hapura. Kërkon proporcional me lista të hapura, sepse mendon se në të gjithë Shqipërinë mund ta votojnë.
Duke ?shpërthyer? ekranet e televizioneve, e sponsorizuar nga universitete private dje dhe biznese të tjera, ndërsa sot pasi ka gjetur hapësirë dhe i është vënë në dispozicion gjithçka për t?u bërë e njohur, s?ka asnjë diskutim që Grida do të kërkojë lista të hapura.
Kërkesa e saj nuk është aspak parimore, por është thjeshtë dhe vetëm për interesin personal. Në qoftë se do të kërkonte të kishte një parti me vlera apo gjithëpërfshirëse, ku të dëgjohej mendimi i gjithësecilit do të kërkonte minimalisht së pari zgjedhje të vërteta në PD.
Pra, pa pasur zgjedhje në PD nuk mund të ketë një PD që kërkon një sistem politik të mirë zgjedhor dhe një kryetar i cili garanton që nuk do të bëjë më një listë të turpshme, klienteliste, korruptive dhe të mbushur me të paaftë dhe palaço si ajo që përgatiti dy vite më parë.
Prandaj qëndrimet e Grida Dumës në fakt janë për t?u përshëndetur, por detajet tregojnë se nuk janë parimore dhe me vlerë. Por, interes klientelist dhe personal, për të shpëtuar lëkurën nga ndonjë goditje e mundshme e Lulzim Bashës, i cili në gjashtë vite i ka treguar mikeshës së tij më të zjarrtë të djeshme se mund të godasë këdo për interesat e tij, kur i thonë të tjerët, apo kur i mbushet mendja vetë.
Prandaj, zonja Duma për të qënë parimore dhe për të nxitur dikë t?i lexojë librin duhet të na thotë qëndrimet e saj për atë që ka shkuar, ato që janë bërë gabim, çfarë duhet korrigjuar dhe teoritë apo parimet për të mbledhur ca lek me gjoja zhvillime të duhura në opozitë t?i lërë për diku tjetër.
Pa thënë asgjë më shumë sesa kaq, zonjushë Duma sot është një produkt politik i Lulzim Bashës, që është ngritur duke shkelur mbi të tjerët. Duke mbështetur më të paaftin, më të pazotin dhe imoralitetin, dhe dështimin në PD.
Sot kur lëkura e vet rrezikohet, kërkon që gjërat të ndryshojnë.
Në fakt një fjalë e urtë thotë ?më mirë vonë se kurrë? dhe do të ishte mirë që kjo ? e vona? të ishte e vërtetë për Gridën, pasi duket të mos jetë e tillë. Por, thjeshtë dhe vetëm një dëshirë për të qënë faktor politik brenda PD-së dhe më i fortë që të mos shmanget dot dhe të mos hidhet në kosh nga Lulzim Basha, siç ai bëri me shumë personalitete politike në PD.
Grida Duma ndoshta duhet të kërkonte që të mblidhej Këshilli Kombëtar, i cili nuk është mbledhur që kur mori vendimin për djegien e mandateve dhe protestat. Grida Duma duhet të kërkonte kryesinë, për të lëvizur në një shtrat tjetër politik. Ajo duhet të kërkonte thirrjen e institucioneve të PD-së për të garantuar atë që kërkuan kritikët e Lulit në 2017. Apo ato që kanë kërkuar senatorët politik të partisë menjëherë pas ardhjes së Bashës në PD. Ndoshta mund të bëhej zëri ndryshe për të bashkuar gjithçka është ndarë, pikërisht nga emra apo personazhe si Grida Duma, të cilat në parti ishin ata që i hidhnin benzinë zjarrit për të ndarë të vjetrit me të rinjtë, të shkuarën me të ardhmen, e cila i përkiste Gridës me shokë, ndërsa të tjerët duhet të largoheshin për t?i hapur rrugën atyre.
Tashmë e kuptuan se të vetëm nuk bëjnë dot asgjë. Nuk ka kush iu hap rrugë, sepse ata kanë hyrë në një rrugë pa krye. Do të ishte mirë pra që Grida të kishte një tjetër qëndrim, i cili në çdo lloj analize na thekson se koherenca e munguar e Gridës është ndoshta dhe një lojë e vetë Lulzim Bashës. Por, le të presim dhe pak për të parë a do t?i shkojë deri në fund Grida kritikave të saj apo qëndrimeve ndryshe brenda PD-së, apo do të kthehet sërish në një vegël të Lulit, në pazarin e radhës apo e përdorur prej tij, e nxjerrë si gjoja kundërshtare për të vrarë zërin e vërtetë kundërshtar dhe kritik brenda PD-së.
Detajet na thonë se asgjë nuk duket të jetë parimore megjithëse shumica e bashkëpunëtorëve të Lulit dhe çeta e sharësve në rrjetet sociale, të koordinuara nga Call Centerat e Republikës së re kanë filluar ta sulmojnë Gridën si kurrë më parë./ CNA.al
Dje gazetari Arian Çani e ironizoi publikisht kreun e PD-së,...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm,kryeministri Edi r...
Presidenti Ilir Meta në mënyrë indirekte ka mohuar për një r...
Presidenti Ilir Meta ka folur sot për përplasjet me mazhoran...
“Nuk jap dorëheqje, jam votuar për të qeverisur 4 vite…” Ësh...
Ish ministrja, Arta Dade edhe njëherë tjetër nuk i ka kursye...
“Mazhoranca ka përgjegjësi përballë popullit për të stabiliz...
Në vazhdë të kritikave të shumta për kryeministrin Rama dhe ...
Ish ministrja e Jashme, Arta Dade, është shprehur hapur se n...
Në emisionin,”Zonë e Lirë, nje jave me pare”ish kryeministri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftua...
Ish-deputeti, Flamur Noka, ka reaguar pas atentatit të sotëm...
Ish kryeministri Sali Berisha thote se atentati i sotëm ndaj...
Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka hedhur dritë...
Report TV ka dhënë disa detaje pas atentatit ndaj prokurorit...
Nënkryetari i LSI,Petrit Vasili ka reaguar pas përplasjes me...
“Për bè, kazani ka ide”, kështu është shprehur ministrja e S...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, nga ...
Gazetari Ylli Dylgjeri shprehet se pas heqjes së mandatit të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...