web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas atentatit/ Policia blindon spitalet ku ndodhen të plagosurit

1 Nëntor 2019, 18:43, Kronika CNA

Forca të shtuara të Policisë së Shtetit kanë blinduar spitalet ku po marrin ndihmë shëndetësore të plagosurit e atentatit të ndodhur mbasditen e sotme tek Mbikalimi i Shkozetit, ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Ky i fundit, së bashku me dy persona të tjerë, ishin duke udhëtuar me automjetin tip “Benz Mercedez”, me targe AA 333 ZD, kur u gjenden nën breshërinë e plumbave të “Kallashnikovit” të zbrazur nga një tjetër automjet.

Burime spitalore thanë për CNA.al  se forcat e Policisë kanë blinduar spitalin e Durrësit, ku gjendet i shtruar prokurori Ndoja dhe Land Muharremi, por edhe atë  të Traumës në Tiranë, ku  ndodhet shoferi i Prokurorit, Andi Maloku, i cili ka marrë dy plumba në gjoks  në gjëndje të rënduar shëndetësore./CNA.al





Lajmet e fundit nga