web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi terrorist në festën e Novruzit/ Trondit përfaqësuesi i Muxhahedinëve: Atentati do të kryhej me makinë-bombë

1 Nëntor 2019, 14:46, Kronika CNA

Celula terroriste iraniane e cila u interceptua nga autoritetet shqiptare, kishte planifikuar që ta sulmonte kampin e muxhahedinëve përmes një makine-bombë.

Lajmin e ka bërë të ditur, përfaqësuesi i muxhahedinëve për Uashingtonin, Ali Safavi.
Sipas tij, terroristët kishin nisur mbledhjen e bazës materiale të eksplozivëve ndërsa dyshohet se godisnin nëpërmjet një makine-bombë kampin Ashrap, gjatë festës së

Novruzit të këtij viti, që përkonte me datën 20 Mars.
Safavi tha gjithashtu se këto lëvizje të orkestruara nga qeveria e Iranit, tregojnë se regjimi i trembet forcës së muxhahedinëve.

?Bazuar në detajet që ne dimë, besojmë se ata do të sulmonin përmes një makine-bombë për të kryer këtë akt terrorist, por dështuan. Gjithashtu, edhe në Paris në një mbledhje tonën ata janë munduar që të përdorin një pajisje mjaft të rrezikshme për të sulmuar. Fatmirësisht, në të dyja rastet autoritetet kanë reaguar në mënyrën e duhur, dhe sulmet janë parandaluar?, tha Ali Safavi në një intervistë për Ora News.





Lajmet e fundit nga