web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ecte me shpejtësi skëterrë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë

31 Tetor 2019, 15:39, Kronika CNA

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugët e vendit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Përrenjas duke u përpbysur.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit (me targa AA158UN), duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga