web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e bujshme në Kavajë/ Prokuroria zbërthen telefonin e Dritan Haxhollit dhe Bledar Toçit

29 Tetor 2019, 18:26, Kronika CNA

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e Kavajës, Prokuroria ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatet celulare të viktimës, Dritan Haxhollit dhe autorit Bledar Toçi.

Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren.

Sipas Ballkanweb, në telefonin e të dyve Prokuroria ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para.

Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë.

Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi rreth tre javë më parë në qytetin e Kavajës, ku Dritan Haxholli mbeti i vrarë në shtëpinë Marsida Qatjas, nga ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, Bledar Toçi i cili vazhdon të jetë në burg./CNA.al





Lajmet e fundit nga