web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Devoll, parandalohet tragjedia/ Zbulohen municione ushtarake afër vatrave të zjarrit

29 Tetor 2019, 15:21, Kronika CNA

Një tragjedi ka mundur të parandalohet në zonën e Devollit, e cila u përfshi nga flakët pak ditë më parë. Mësohet se afër vatrës së zjarrit në Nikolicë janë gjetur me dhjetra fishekë luftarak. Burime bëjnë me dije se fishekët rrezikuan të shpërthenin për shkak të zjarrit.

Kujtojmë se, dhjetra banorë janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit në Devoll, pasi flakët përfshinë bimësinë në një zonë malore aty pranë. Banorët asistuan në shuarjen e flakëve pasi ndërhyrja e zjarrfikëses ishte e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri masiv në pyjet e Nikolicës së Devollit ka mundur të parandalohet diten e sotme. Mësohet se sipërfaqa e shkrumbuar nga flakët arrin tek disa hektarë, nga të cilat 20 ha të djegura janë me pisha në zonën e mbrojtur dhe 30 ha kullota dhe bimësi e ulët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga