Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Më shumë se një vit më parë, në muajin gusht, Partia Demokratike denonconte për të disatën herë, megjithëse ishte mesi i verës, në konferenca të shpeshta për shtyp, Agron Papulin. Një biznesmen të cilin e quajnë shpesh “oligark” dhe “njeriun e Edi Ramës”.
Në akuzat e bëra nga Flamur Noka, që shihen në linkun e më poshtëm, dhe nga disa të dhëna të nxjerra në konferencat e shtypit të asaj kohe, Agron Papuli akuzohet se ka marrë 20 milionë euro nga qeveria. Kjo nëpërmjet tenderave apo përfitimeve të ardhura për shkak të miqësisë së tij me kryeministrin Edi Rama.
Në atë kohë PD ishte mjaft e ashpër, por diçka ndodhi…. Askush nuk po flet më për Agron Papulin, njeriun e Edi Ramësn, ortakun e tij, familjarin e tij që qeveria dje i jepte 20 milion euro.
Çuditërisht në PD ka rënë heshtja, nuk ka më konferenca shtypi kundër Papulit, siç përfliten shumë nga emrat e biznesmenëve që janë të afërt me qeverinë dhe që Basha dhe Republika e Re i quajnë “ortakë të Kryeministrit”.
Pse janë lënë përgjysëm dhe janë harruar denoncimet për Agron Papulin?
Këtu ka diçka që nuk shkon. Është njësoj si në rastet e mëparshme që në PD seleksionohen konferencat për shtyp për pazare dhe interesa korruptive. Fillohet një sulm dhe lihet rrugës.
Shembulli më ekzemplar është ai i “Rrugës së Kombit”, ku u fol ashpër, u futën në burg disa dhjetra të rinj, pas nje proteste, por Lulzim Basha i braktisi, i la burgjeve duke mos e përmendur më as koncesionin e asaj rruge dhe as investitorin e saj.
Si ky rast janë me dhjetra të tilla për të cilat shpesh akuzohet se Basha i kalon nëpër filtrat e tij korruptiv. I kalon nëpër filtrat e gjobvënies së familjes apo benefite personale, ashtu sikundër është akuzuar dhe për marrëveshjen e tij me kryeministrin Rama, në 17 maj të vitit 2017, ku familja e tij, të afërmit e tij, përfituan rreth 16 milion euro nga taksat e shqiptarëve, pas një gjyqi të shpejtë për një objekt të shembur, ndërtuar në Vlorë.
Agron Papuli duket qartë se është nga këto rastet selektive të pazareve të Lulzim Bashës, por CNA.al në ditët në vijim do të sjellë dhe detaje, pse ka heshtur Lulzim Basha me Agron Papulin dhe a ka mundur të bëjë një marrëveshje me biznesmenin e Edi Ramës, dhe cfarë ka përfituar.
Më poshte po sjellim se kush është Agron Papuli:
Ai njihet si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë dhe miqtë e Kryeministrit gjatë kohës që ky ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, por edhe me vone.
Për më tepër, së bashku, vite te shkuara, kanë patur edhe shtëpi në Dardhë të Korçës, shtëpi që atëhere u ndërtuan nga një biznesmene korçare me investimin e Agron Papulit. Dy vila guri në mes të fshatit Dardhë të Korçës. Vila e Agron Papulit dhe një tjetër në emrin e Rudina Magjistarit, në atë kohë bashkëjetuese e kryeministrit Rama, që atëherë ushtronte detyrën e kryebashkiakut.
U tha nga Berisha në atë kohë se vila ishte e Kryeministrit, por ajo ishte në emër të Rudinës. Pas ndarjes së Ramës nga Rudina Magjistari, vila u ble nga Agron Papuli dhe, në atë kohë Partia Demokratike i publikoi të gjitha këto dokumenta.
Tani eshte ndryshe, kur flitet për milionat e eurove të tenderave dhe abuzimeve të institucioneve shtetërore, në interes dhe përfitim të Agron Papulit, Lulzim Basha nuk i përmend më këto dhe nuk thotë asgjë.
Përkundrazi, ka më shumë se sa një vit e tre muaj që hesht. Nuk thotë më asnjë fjalë për Agron Papulin dhe diçka ka ndodhur. Çfarë do ta themi ditë pas dite, fakt pas fakti, detaj pas detaji./CNA.al
Dje, gjatë një interviste për “Mapo”, kryetari i PD-së, Lulz...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas emërimit...
Viti i ri shkollor ka nisur me probleme për nxënësit e shkol...
Emisioni “Fiks Fare” solli historinë e një nëne që bën thirr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot n...
“Tom Doshi nuk ka pasur ndonjë post drejtues në ndonjë insti...
Në 16 shtator emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares ...
Në zyrën e Përmbarimit Gjyqësor Vlorë qëndron një urdhër ekz...
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje rastin e rrëmbimit në...
Kryeministri Edi Rama, në një takim pasditen e djeshme, kish...
I prishin shtëpinë në Lungomare Vlorë, pa asnjë proceverbal ...
Sot, Policia e Shtetit në një dalje publike për mediat rapor...
Bashkia e Tiranës prej disa kohësh ka aplikuar tarifa për pa...
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje përmes kameras së fsh...
Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e b...
Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency I...
Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të ...
“Stop” ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i fir...
Emisioni “Fiks Fare”, mbrëmjen e sotme, trajtoi problematikë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...