5 fëmijë nga Pogradeci, në Siri/ Gjyshja 70 vjeçare: Ndihmë, mi ktheni në shtëpi
Asije Shuli, nëna 70 vjeçare prej më shumë se dy vitesh vajt...
Mbrëmjen e kaluar emisioni ?Shqiptarët për shqiptarët? ka nisur puntatën e parë për këtë sezon, por ajo që u vu re ishte mungesa e moderators Ola Bruko, ndërkohë që emisioni u drejtua vetëm nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.
Vetë moderatoja reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale ku shpjegonte dhe arsyet e mungesës së saj ?Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten ?çfarë po ndodh??.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi!?
Ndërkohë që gazetari Artan Kristo ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive në ?News 24? dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.
?Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, ?meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai?.
Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin.
Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t?i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj.
Sepse ai paguan dhe ai është gjthëçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti??, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Gazetaria po vdes?
Nuk besoj të ketë asnjë shikues që të mendojë se emisioni ?Shqiptarët për shqiptarët? profesionalisht sot ishte më i mirë, sesa kur e drejtonte Ola Bruko bashke me hoxhën Elvis Naçi dhe këngëtarin Sidrit Bejleri. Po kështu, nuk mendoj se asnjë gazetar, apo asnjë nga shefat e Neës 24 të mendojnë që sonte emisioni që më i mirë dhe te ishin dakord me këtë ndryshim. Por pse ndodhi kështu?
Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, ?meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai?. Ola nuk duhej të drejtonte më emsionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisone, por e rëndësishme është që ai jep parate dhe ai duhet te bëjë ligjiin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t?i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthshka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti?
Nuk do merresha me këtë sikur të ishte rasti i vetëm që gazetaria ?është hedhur në tuç nga paraja?. Shikoni portalet. Jane të mbushura me shkrime me porosi, me pagesë , ku i patalentuari që nuk di të këndojë shpallet si këngëtari i madh që po bën bujë, ku shkrimtari që nuk di të shkruajë një fjali pa gabime sintaksore e ortografike shpallet si më i madhi i kohës etj etj.
Por të ishin vetëm artistët që bëjnë këtë është gjysma e së keqes. Faqet e portaleve e gazetave jane mbushur edhe me biznesmene e politikane që blejnë me para ose ?me ndere? faqet e gazetave dhe brenda pak muajsh shkëlqejne si politikaë apo opinioniste, kur nuk kanë as dy gram tru e nuk dijnë të shkruajnë dy rrjeshta apo të lidhin dy fjalë. Dhe pastaj ankohen se ?u dhëmb syri kur lexojnë në Parlament fjalimet që u bëjnë gazetarët?
Dhe e bukura është që për këto ka edhe tarifa fikse zyrtare që shkojnë deri në një mijë apo dy mijë euro për publikim. Botuesit justifikohen se është normale që reklama paguahet, se kështu bën edhe bota, por ?harrojnë? që këtyre shkrimeve t?u vënë sipër mbititullin ?Reklamë?, apo ?Artikull i porositur?.
Por para paguahen, jo vetëm për të botuar, por edhe për të mos botuar. E keni vënë re se shume shkrime kritike botohen disa sekonda ne ëeb e zhduken menjeherë?! Jo sepse nuk ishin të saktë, por sepse ai që kritikohet paguan për heqjen apo mosbotimin e shkrimit dhe puna e gazetarit që mund të ketë vënë edhe kokën ne rrezik hidhet në kosh, sepse ai që ka para paguan qindra e ndofta mijëra euro për të hequr shkrimin nga ëebi, apo për të mos e botuar në gazetë. Më vjen ndoht të flas këtu për rastet e ?gjobave?, kur shefat dërgojnë gazetarët për të bërë shkrime apo kronika kritike për X apo Y dhe para botimit ?u kërkojnë takim për të biseduar??
E dini se një nga mjetet e fitimit për pronarët e portaleve është edhe pagesa që bëjnë njerëzit e inkriminuar për të hequr emrat e tyre nga njoftimet e kronikës së zezë të publikuar nga policia?! Dhe për këtë ka edhe tarifa fikse që pronarët e portaleve ua thonë të interesuarve edhe nëpërmjet telefonit. E , pra, kjo nuk është gazetari, por biznes i pastër. Dhe disa prej tyre ndërkohë mbahen edhe si yjet e gazetarisë shqiptarë, të kësaj gazetarie që paraja dhe politika e ka hedhur në tuç dhe po e vdes dalë nga dalë.
PS. Edhe unë vetë jam një gazetar, që me keqardhje kam dhënë dorëheqjen nga gazetaria, por herë pas here revoltohem e nuk më rrihet pa shkruar?/CNA.al
Asije Shuli, nëna 70 vjeçare prej më shumë se dy vitesh vajt...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Akademiku i njohur Artan Fuga vijon të ngrejë zërin kundër a...
Këtë fundjavë, ashtu si edhe gjatë këtyre ditëve që kaluam p...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite do bëni shume p...
Nis rehabilitimi i Pediatrisë në spitalin rajonal të Fierit....
Që prej datës 21 shtator Universiteti i Drejtësisë ka dalë j...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Në aeroportin e Rinasit janë mbledhur familjarë të azilantëv...
Europa Juglindore është në ndikimin e presionit të lartë atm...
Dashuria: Jeni gjithnjë në nxitim, prandaj jeni në kërkim të...
Vijojnë protestat e banorëve të fshatit Lami i Madh kundër H...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Një punishte është bllokuar ditën e sotme në bllokuar në lag...
Tre vjet më parë, u prezantua zyrtarisht në tregun shqiptar ...
Në ditën Botërore të Ushqimit, Credins Bank i është bashkuar...
“Rradhët e pritjes për radioterapinë janë ulur, duke sigurua...
Dita sot ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë territori...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar aksioni për s...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...