Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon të enjten në Bruksel. Arritja e një marrëveshjeje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në axhendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.
Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira”
Një temë tjetër në samit është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave. Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macronit në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes. Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera, tha Merkel.
Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha: “Më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.” Ajo u shpreh sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t’i afrojë ato me BE, tha ajo. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime, tha Merkel. Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime.
Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasigurtë në rezultatet e tij. “Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit”, tha ajo në Bundestag.
Një ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë “ka disa nuanca të ndryshme”, tha ajo.
Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë
Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai. Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend, shkruan dpa.
Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë dhe Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishte shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.
Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën në Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermania është “shumë e zhgënjyer” që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për “një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën.”
Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macronin. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. “Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera”, tha një përfaqësues gjerman.
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një shkrimi në rr...
“Integrimi në BE është për qytetarët dhe jo për politikanët!...
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e njeh Korab Litën si kryeta...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu kërcënon se do të fusë ...
I ftuar në “Top Talk”, pasditen e sotme, gazetari dhe public...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për Korporatë...
Gjykata ka pushuar procedimin penal të bërë nga kreu i grupi...
Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, i ftuar në “Syri Tv” ka fo...
I ftuar në emisionin “45 minuta” deputeti Ralf Gjoni, duke f...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Bruksel lidh...
Ish deputetja e PD, Orjola Pampuri është shprehur se sipas B...
Instituti i Shëndetit Publik ka shpallur me datë 2 mars 2019...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës...
Kryeministri Edi Rama ka paditur në gjykatë për shpifje akti...
Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare, e cila u n...
Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur për momentin e arr...
Dy ditë pas shkarkimit nga detyra e kryetares së grupit demo...
Me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndër hapat ...
Një ditë para vendimit të madh, ish ministri i Jashtëm, Ditm...
Ish kryeministri Sali Berisha ka falenderuar presidentin fra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...