web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në ISHP/ Ish-kunata e Ramës dhe kunata e Çuçit, injoron Gjonajn

17 Tetor 2019, 13:05, Politikë CNA

Instituti i Shëndetit Publik ka shpallur me datë 2 mars 2019 një tender me fond limit total 133,319,249 milionë lekë, me objekt: ?Shërbimi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane?.

Tenderi ishte për spërkatjen kundër mushkonjave për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, i ndarë në 4 lote.

Në lidhje me këtë tender ka pasur një kontroll nga Task Forca Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, e drejtuar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në një deklaratë për mediat në 2 maj 2019, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion deklaroi se gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje të rënda gjatë procesit të prokurimit për këtë tender.

“Në përfundim të kontrollit u konstatuan disa shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik, veçanërisht të rënda në kuadër të procesit të vlerësimit të ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave, duke evidentuar se nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve?, ? tha ministrja e Drejtësisë, ndërsa rekomandoi 8 masa disiplinore si më poshtë:

?Largim nga puna?, bazuar në legjislacionin përkatës, për anëtarët e KVO-së, konkretisht:
-Nëndrejtorin e përgjithshëm të Institutit të Shëndetit Publik.
-Përgjegjësin e Sektorit të Sëmundjeve Infektive.
-Mjekun në Sektorin e Sëmundjeve Infektive.
Gjithashtu janë rekomanduar masat ?Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna?, për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave, për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht: përgjegjësin e Departamentit të Informimit Shëndetësor, Teknologjisë dhe Komunikacionit. 2 Specialistë në Sektorin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe në Sektorin e Kërkimit në Popullatë si dhe ?Vërejtje? për përgjegjësin e Sektorit të Laboratorëve (Shëndeti dhe Mjedisi) specialistin Entomolog. Janë rekomanduar gjithashtu edhe masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore në bazë të shkeljeve të konstatuara nga inspektimi i kryer nga Task Forca Antikorrupsion.?-tha në atë kohë Ministrja Gjonaj. (Lexo këtu deklaratën e plotë)

Por, ndërkohë që ministrja Gjonaj rekomandoi tetë masa disiplinore, jo vetëm që këto nuk u zbatuan, por për më tepër, raporti mbahet sekret dhe nuk u publikua për mediat, megjithëse është kërkuar edhe nga emisioni ?Stop? dhe ?Gazeta Shqiptare?.

Ndërkohë CNA.al i ka drejtuar një shkresë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë dhe Task Forcës Antikorrupsion pranë  Kryeministrisë, por do të presim afatin ligjor për përgjigjen.

Por, ndërsa Etilda Gjonaj rekomandoi tetë masa disiplinore, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë, por për më tepër ka vijuar zhvillimi i tenderit.

Për dy nga lotet, konkretisht në Durrës dhe në Kavajë spërkatja është bërë në fund korrikut dhe fillim të gushtit, ndërkohë që për dy lotet e tjera është parashikuar që spërkatja të bëhet në dhjetor. Gjë që të con në dyshime të forta se bëhet fjalë për abuzime, pasi duket të jetë një process i dështuar. Se kush bën spërkatje për mushkonjat në dimër dhe kujt i shërben kjo, kësaj mund t?i përgjigjet vetëm drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.

Por, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është motra e Delina Ficos, bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuçi dhe ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Pra, drejtoresha e ISHP-së, duke pasur pushtetin e kunatës së Çuçit dhe ish-kunatës së Ramës nuk ka marrë asnjë masë edhe sot pas më shumë se pesë muajsh nga kontrolli nuk ka marrë asnjë masë, duke injoruar ministren dhe vetë Task Forcën Antikorrupsion të Kryeministrisë, duke bërë luftë që raporti të rrijë sekret.

Edhe pse kanë vajtur i kanë bërë kontroll, e kanë kapur me shkelje, rekomandohen edhe masa disiplinore, por sërish Adelina Fico nuk i zbaton, sepse ka pushtetin e mbrojtjes nga kunati dhe ish-kunati./ CNA.al

Kush është drejtoresha e tenderit 1 milion euro, që mbrohet nga kryeministri

Qindra milionë lekë të hedhura në kosh të plehrave/ Vjedhje dhe abuzime me tenderat në ISHP?





Lajmet e fundit nga