Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një denoncim i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rihapi procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala.
Sipas ankimit të Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, denoncimi i Policisë së Shtetit ndaj gjyqtarit Lala kishte mbërritur pas marrjes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë dhe kishte në bazën e vet kriterin e profesionalizmit.
Ankimi i dorëzuar në Kolegj nga komisioneri Florian Ballhysa rendit si shkak kryesor nevojën e administrimit, hetimit dhe shqyrtimit si prova të akteve të dosjeve që i përkasin çështjeve gjyqësore të shqyrtuara Ramiz Lala, me palë paditëse dy punonjës të Policisë së Shtetit dhe palë të paditur, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Njëra prej çështjeve gjyqësore lidhen me vendimin e Lalës për t?i dhënë gradën ?Drejtues? njërit prej punonjësve të Policisë së Shtetit.
?Në informacionin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit parashtron se argumentimi ligjor i këtij vendimi nga ana e subjektit të rivlerësimit bie në kundërshtim me ligjin dhe procedurat përkatëse, që ai parashikon në dhënien e gradave në Policinë e Shtetit,? citohet në ankimin e Komisionerit Publik.
Komisioneri vlerëson se ka vend për të rihetuar aftësitë profesionale të gjyqtarit Lala në lidhje me aftësinë e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave; për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë së të drejtës dhe për të analizuar jurisprudencën.
?Për sa parashtrohet në pjesën arsyetuese të aktit konkret (vendimit gjyqësor) grada ?Drejtues? duket se i është dhënë palës paditëse? , me vendim gjyqësor, pa kryer analizën ligjore të kryerjes paraprakisht së procedurave administrative..,? citohet ndër të tjera në ankim.
Komisioneri Publik vëren se përsa parashtrohet në pjesën arsyetuese të aktit konkret, vendimi i dhënë nga Lala duket se disponon mbi objektin e një konflikti gjyqësor të zgjidhur më parë me vendim të formës së prerë. Komisioneri arsyeton gjithashtu se në vendim, gjyqtari Lala ka disponuar për vënien në ekzekutim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor, si dhe një shumë të konsiderueshme monetare përtej kërkimeve të palës paditëse.
Komisioneri shton gjithashtu se KPK e ka konfirmuar Lalën vetëm me një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Në ankim shtohet gjithashtu edhe kriteri i pasurisë, për të cilin Komisioneri thotë se vendimi i KPK-së nuk jep argumente të bazuara dhe të qarta.
?Komisioneri vlerëson se Komisioni në vendimin e tij nuk jep argumente të bazuara, duke rezultuar i paqartë shkaku se pse është ndjekur një metodologji e caktuar, e ndryshme, për kryerjen e analizës financiare, pas kalimit të barrës së provës që ka ndikuar në reduktimin e një balance negative të të ardhurave të ligjshme nga një vlerë -1.235.304 lekë, në shumën ? 88.286 lekë,? thuhet në ankim.
?Nga aktet në dosje, konstatohet se vlerat e shpenzimeve të zbritura nga Komisioni, përveç se janë në tejkalim të pretendimeve të vetë subjektit, janë në tejkalim edhe të vlerave të dietave të kredituara në llogaritë bankare të tij,? shtohet aty.
Ballhysa i kërkon Kolegjit që të mundësojë rivlerësimin e zërave të analizës financiare për periudhën 2010-2016, kur Lala ka rezultuar me balancë negative dhe të konkludojë mbi mundësinë financiare të subjektit për të mbuluar me burime të ligjshme të ardhurat e deklaruara dhe shpenzimet e kryera.
Komisioneri kërkon që në përfundim të gjykimit të çështjes, KPA të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ramiz Lala./BIRN
Policia ka gjobitur 156 drejtues mjetesh pasi janë konstatua...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për ekzek...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Policia e Kukësit në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ne aksin L...
Katër ish-zyrtarë të Shërbimit Spitalor në Tepelenë kanë rën...
Policia vijon prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe pla...
Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në fshatin Hali...
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Orikumit në Vlorë.Mës...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur një ditë m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi pasditen e sotme ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fsh...
Policia greke ka goditur një tjetër grup të shpërndarjes së ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kodër-Kamëz...
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe ku...
Policia në Lushnje ka sekuestruar 70 000 euro dhe një automj...
Kryeplaku i fshatit Peshtan, në Maliq është arrestuar nga po...
Lulzim Alushaj i cili disa ditë më parë u skualifikua nga ga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...