web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpatullat e saj të brishta se përballojnë dot”/ Nard Ndoka ironizon Rudina Hajdarin

2 Tetor 2019, 20:28, Politikë CNA

?Rudina Hajdari është futur si e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson opozitën.? Kështu u shpreh kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në ?Repolitix? teksa shpjegoi arsyen se përse është kundër faktit që opozita e re dhe Rudina Hajdari të jetë në krye të komisionit të reformës zgjedhore.

“Rudina Hajdari është futur si e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson opozitën, është deputete e pavarur, tek pullë dhe pa mbështetje elektorale.

Ajo mund të krijojë një parti politike, mund të jetë elita e re dhe të përmbysë këtë klasë politike apo të ndryshojë sistemin, por sot është individ i pabesueshëm dhe nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe asnjë qytetar.

Nuk mund të marrë ajo mbi shpatullat e saj të brishta dhe të drejtojë reformën. Platforma bëhet pozitë-opozitë. Edhe nëse nuk miratohen fare këto ndryshimet zgjedhjet bëhen, por mungon vullneti politik” theksoi Ndoka./CNA.al





Lajmet e fundit nga