“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Taktika qeveritare mbetet djallëzore, pasi duke bërë sikur po mbrojnë Kushtetutën, ndërkohë po vjedhin e bëjnë kërdinë me koncensione, privatizime, PPP-të, me tenderime si dhe duke kontrolluar rrjetet e kokainës nga Amerika Latine. Nën këtë zhurmë po përgatisin të kalojnë me ligj tjetërsimin e pronave publike e private në llogari të disa përsonave të lidhur me qeverinë.
Në mënyrë gati përverse prej një jave, ?juristë? të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme ?shkelje? të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Komisioni i Venecias në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje të Kushtetutës dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh një tjetër hall të qeverisë ?Rama? për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh.
Sulmet e PS dhe qeverisë kundër Presidentit të Republikës janë tema e ditës në politikë. Edhe kur zhurma zbehet, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore kundër kreut të shtetit, socialistët gjejnë forma të reja për të riaktivizuar fushatën kundër Ilir Metës. E tillë është dhe fushata që po bën urdia e Rilindjes kundër Presidentit me dokumentin që nxori nga sirtarët për Komisionin e Venecias. Draft-opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka nevojë për koment. Aty thuhet qartë se Presidenti nuk duhet të shkarkohet dhe se Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës.
Në mënyrë gati përverse prej një jave, ?juristë? të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Venecia në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje të Kushtetutës dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh në fakt një tjetër hall të qeverisë ?Rama? për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh. Mazhoranca ka gati të ashtuquajturin projekt të Korporatës së Investimeve. Janë një sërë ligjesh të ndryshuara, duke nisur nga ai i pushtetit vendor, që i jep të drejtë qeverisë të grumbullojë prona private dhe shtetërore për interes të investimeve. E thënë ndryshe, çdo qytetar që ka një pronë në një zonë ku ka interes për investime nga biznese të mëdha, qeveria ka të drejtë ta tjetërsojë apo transferojnë pronësinë në funksion të zhvillimit të këtyre biznesmenëve. Pjesë e kësaj pakete janë dhe ndryshimet në ligjin për bashkitë i japin të drejtë këshillit bashkiak me votim të thjeshtë 50 + 1 % t?i kalojë pronat, kur kërkohen për në fondin e Koorporatës së Investimeve.
Është një projekt që sado i nevojshëm të quhet për zhvillimin e investimeve, praktikisht është grabitje e pronave publike, por edhe pronave private apo të tjerave që kanë status ende të paqartë. Përfituesit real i këtij projekti nuk është shteti, por kompanitë private, oligarkë vendas dhe të huaj që do ta kenë më lehtë të marrin pronat nga qeveria, pasi kjo e fundit i ka grabitur nga qytetarët. Ky projekt i kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare është dërguar në Komisionin e Venecias për marrje mendimi nga qeveria ?Rama?. Në 11 tetor, kur Venecia pritet të nxjerrë dokumentin përfundimtar për Presidentin e Republikës do të dalë dhe raporti për Koorporatën e Investimeve. Për të kaluar në heshtje skandalin e vjedhjes së miliarda euro pronave, qeveria po merret vetëm me çështjen e Presidentit të Republikës. Mediat janë fokusuar tek sesioni plenar i Komisionit të Venecias më 11 tetor ku mazhoranca do përfaqësohet nga Taulant Balla. Por, ajo që nuk përmendet është se bashkë me të do të shkojë edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili do të bëjë mbrojtjen për ligjin e Pronave e cila përfshin Korporatën e Investimeve.
Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias thuhet se po përgatitet mendimin për një projektligj lidhur me pasuritë e paluajtshme, i cili synon të përfundojë proceset e pronësisë kalimtare. Teksa vëmendja e shqiptarëve do përqendrohet tek Presidenti, në të njëjtë seancë varet fati i pronave të tyre të cilat priten të rrëmbehen nga qeveria dhe oligarkët.
Projekti i vjedhjes së pronave me Korporatën e Investimeve është cilësuar nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë si një nga ligjet që mund të sjellë pasoja të rënda për qytetarët. Synimi është mbledhja e pronave publike dhe asete të tjera dhe vënia në përdorim për investime private të disa përsonave të lidhur me qeverinë, gjë që do të thotë se çdo kompani vendase dhe e huaj që do të investojë në Shqipëri, bie fjala në bregdet, nuk kontakton pronarët realë të tokës, por qeverinë ?Rama?.
Në këtë mënyrë shkelet një nga parimet kryesore të shtetit për njohën e pronës, ndërkohë që qeveria kryen një vjedhje të hapur me ligj. Ky projekt pret miratimin këto ditë dhe ka vënë në alarm gjithë institucionet ndërkombëtare, si një praktikë jo demokratike. Por qeveria e ka gjetur mënyrën sesi të mos merret njeri me këtë çështje. Zhurma që po bëhet për Presidentin dhe sulmet e sponsorizuara ndaj tij, janë mënyra më e mirë për mbajtur vëmendjen e qytetarëve larg problemeve reale. Qeveria ?Rama?, me ligjin e Korporatës së Investimeve kërcënon pasurinë publike dhe të çdo qytetari duke kthyer modelin e shpronësimeve si në komunizëm, ndërkohë skandalin po e mbulon me zhurmën ndaj kreut të shtetit./Koha Jonë/
Nga studioja e lajmeve të TV “News 24” analisti Fatos Lubonj...
Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane ka qenë pjesë ...
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ministri në detyrë për E...
Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, seanca ...
Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, duket se ka ...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje...
Me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ...
Me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me deklaratën...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se qeveria ka ndarë...
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për media...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për medi...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për medi...
Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot n...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike,...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...