web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit Agron Gjekmarkaj/ Vlerëson dhe "instrukton" Lulzim Bashën

30 Shtator 2019, 21:28, Politikë CNA

Analisti Agron Gjekarkaj është pjesë e emisionit “Real Story”, ku diskutohet për situatën brenda partive politike dhe votat e elektoratit. Duke folur për demokracinë brenda partive Gjekmarkaj ka vlerësuar se mungon debati i brendshëm, kurse sheh si pozitiv debatin e fundit brenda grupit të PD-së. Madje Gjekmarkaj, i njohur më së shumti si një oponencë e kryetarit Basha, këtë herë e ka vlerësuar dhe justifikuar qëndrimin e tij, madje duke e stimuluar me “instruktazh”.

“Partitë shqiptare kanë një mungesë të madhe të debatit të brendshëm dhe unë e shoh shumë pozitive debatin që bëhet brenda grupit të PD-së… Basha e ka gjithë kohën përpara dhe nuk është tragjedi që zgjedhjet të bëhen në vitin 2021. Basha duhet të marrë kohën e duhur për të organizuar partinë. Duhet të shtrijë krahët për të gjithë ata që janë larguar”, ka thenë analisti i njohur për oponencën e ashpër ndaj kryetarit Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga